Aishja, nëna e Besimtarëve (Allahu është i kënaqur me të!) ka thënë:
Harith Ibn Hisham (Allahu është i kënaqur me të!) e ka pyetur Profetin alejhi selam:
O i Dërguari i Allahut, si të vjen ty shpallja ?
U përgjigj i Dërguari i Zotit alejhi selam duke thënë:
Disa herë më vjen me zhurmën e një zileje, dhe ky është rasti/mënyra më e vështirë për mua.
Kur ajo (mënyra) largohet, unë e kam kuptuar krejtësisht atë që më tha.
Ndonjëherë më vjen Meleku edhe me pamjen e ndonjë burri dhe më flet dhe unë e kuptoj atë që më thotë.
Ka thënë Aishja (Allahu është i kënaqur me të!):
E kam parë kur Atij po i zbriste shpallja në një ditë të ftohtë, dhe kur u largonte (mënyra e shpalljes) nga Ai, balli i Tij rridhte djersë.
Imam Buhariu (Allahu e mëshiroftë!).
Kapitulli i shpalljes.
Tema: Si filloi shpallja tek Resuli (alejhis-selatu ue selam). Hadithi nr 2