SI VDES NJË ZEMËR !

SI VDES NJË ZEMËR !

Ibrahim el Ed’hemi rahimehullah, u pyet në lidhje me fjalën e Allahut xhele ue ala; “Lutmuni Mua, e Unë ju përgjigjem.” Ne po e lusim Allahun, por Allahu nuk po na përgjigjet lutjeve tona.

Ibrahim Ed’hemi u tha; Zemrat e juaja vdiqën si pasojë e dhjetë shkaqeve;

1. Ju e njohët Allahun, por nuk ia dhatë hakun Atij.
2. Lexuat Kur’anin, por nuk punonit sipas porosive të tij.
3. Shfaqët armiqësi haptazi ndaj shejtanit, por e shoqëruat përsëri atë.
4. Shfaqët dashuri haptazi ndaj pejgamberit, alejhi selam, por nuk e pasuat sunetin e tij.
5. Thoni se e dëshironi xhenetin, porse fare nuk punoni për të hyrë në të.
6. Shfaqni se frikësoheni nga zjarri i Xhehenemit, por nuk largoheni nga kryerja e mëkateve.
7. E dinit se vdekja është realitet që do të ndodhë, porse asnjëherë nuk u përgatitët për te.
8. E angazhuat veten tuaj me të metat dhe gabimet e të tjerëve, kurse i harruat gabimet dhe të metat juaja.
9. E hani riskun e Allahut dhe nuk e falënderoni Allahun për mirësitë që ua dhuron.
10. I varrosni të vdekurit tuaj, porse nuk merrni mësime nga varrimi I tyre.

Nga arabishtja: Suad Shabani