Si të veprojmë në qoftë se bie ndonjë mizë shtëpie në enën e ndokujt

0
215
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se bie ndonjë mizë shtëpie në enën e ndokujt, atëherë ai le ta zhysë atë plotësisht në enë dhe pastaj ta hedhë, sepse në njërin krah të saj është sëmundja dhe në tjetrin është ilaçi i saj.”375 (5782)

Në dy Sahih-ët shënohet se Ebu Hurejra ka treguar që Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Nëse në pijen tuaj bie një mizë, së pari zhyteni në të, pastaj hiqeni, sepse njëri nga krahët e saj bart sëmundjen, ndërsa krahu tjetër ilaçin e sëmundjes.”

Edhe në Sunen-in e Ibn Maxhes gjendet një hadith i ngjashëm, sipas të cilit Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Njëri nga krahët e mizës bart helmin, kurse tjetri bart ilaçin. Kështu, nëse ajo ju bie në ushqim, zhyteni njëherë, për hir të Allahut, se vërtet Ai bën helmin së pari, pastaj bën ilaçin.”

 

 


Source link

M.I

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here