Si të jetoni jetën pa stres?

0
500

Kur ankohesh për shijen e ushqimit, gjithmonë kujto profetin, alejhi selam, i cili për disa ditë në mungesë të ushqimit vendoste gurë në stomakun e tij.

Kur ankohesh për veshjen e paktë që e ke, gjithmonë kujto profetin, alejhi selam, veshja e të cilit ishte dy pjesë gjatë gjithë jetës së tij.

Kur ankohesh se sa i parehatshëm është shtrati yt, kujto profetin, alejhi selam i cili flinte nën gjethet e palmës.

Kur bëhesh koprrac në gjërat që duhet t’i ndash me të tjerët, kujto profetin, alejhi selam, i cili jepte gjithçka çfarë kishte dhe për vete nuk linte asgjë.

Kur mendon se je shumë i varfër, kujto profetin, alejhi selam i cili i donte shumë të varfërit dhe thoshte se do të jetë me ta në Xhenet, kjo të heq mërzinë.

Kur mërzitesh nga ata që të lëndojnë, kujto profetin, alejhi selam, i cili kishte mëshirë ndaj atyre që e lëndonin atë.

Kur mendon për ata që të urrejnë, kujto profetin, alejhi selam, i cili gjithmonë lutej për ata që fyenin Zotin.

Kur njerëzit nuk të falënderojnë për atë që iu bën, kujto profetin, alejhi selam, i cili na kujton se shpërblimi më i madh vjen nga Allahu.

Kur askush nuk të do, kujto që profeti, alejhi selam të deshti para mijëra viteve, pa të parë!

Kur mendon se sa e vështirë dhe e tmerrshme është jeta jote, kujto profetin, alejhi selam, i cili pati shumë beteja në jetën e tij dhe kjo të jep forcë.

Paqja qoftë mbi ty, i dashuri im!

Paqja qoftë mbi ty, modeli i jetës sime!

Paqja qoftë mbi ty, o i dërguar i Allahut!

Paqja qoftë mbi atë, i cili është shembulli më i mirë për ta ndjekur në jetën tonë