Si ta ndaloj burrin tim nga gratë tjera?

0
237

Pyetje: Desha t`jua bëj një pyetje, burri im më herët më ka tradhtuar me një femër tjetër por ia kam falur, mirëpo nuk është përmirësuar. Sa herë që dalim bashkë çdo herë shikon femra tjera dhe çdo herë kemi grindje për këtë, a konsiderohet kjo si gjynah ne fenë islame? Çka më këshilloni që të veproj me të që ai të më dojë vetëm mua?

Përgjigje: E lus Allahun t’i përmirësojë raportet e çdo çifti musliman që ka problem në jetën martesore. Nëse burri yt paska bërë një gabim, inshallah e ka kuptuar gabimin dhe është penduar sinqerisht tek Allahu. Sepse, nëse nuk është penduar tek Allahu, falja jote ndaj tij nuk i ndihmon asgjë. Allahu i përmirësoftë të gjithë.

Nëse ai vazhdon të shikojë femra të huaja kjo nuk d.m.th. se nuk është penduar, por kjo na mëson se njeriu vazhdimisht gabon, sidomos nëse nuk i largohet rrethanave ku mund të bëjë një haram. Prej gjërave që do t’i ndihmonin një burri për të ulur shikimin, krahas devotshmërisë që ka ai, ti mund ta ndihmosh me biseda të këndshme dhe jo të bezdisshme në mënyrë që të mos ketë hapësirë kohore për të kthyer shikimin drejt një femre tjetër. Gjithashtu duhet theksuar atij se shikimi i femrave të huaja është haram i cili çon drejt haramit më të madh dhe me atë shikim kundërshton urdhrin e Allahut për besimtarët: “Thuaji besimtarëve të ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë organet e tyre”. Resulullahu, alejhi salatu ue selam ka thënë:“Zinaja e syve është shikimi”, po ashtu Aliut i ka thënë: “O Ali, mos ia paso shikimit shikimin tjetër, sepse të lejuar e ke të parin, por jo edhe të dytin”, si dhe argumente tjera lidhur me këtë.

Kurse për të fituar dashurinë e burrit, një grua kishte thënë: Kur ai vjen, unë e pres me ngrohtësi, e puthi kur hyn në shtëpi, ulem pranë tij, nëse ka dëshirë të pushojë i vetëm atëherë nuk i imponohem, rri e buzëqeshur përpara tij, ia dëgjoj fjalët me kënaqësi, mundohem t’i shijoj ato me ëmbëlsi, zbukurimin më të mirë e bëj për të, shfrytëzoj feminitetin tim për ta afruar atë, gjithkund e përmendi vetëm me fjalë të mira dhe gjithherë e kujtoj fjalën e Profetit tim: “Ai (bashkëshorti) është xheneti yt dhe zjarri yt”. Nëse përpiqesh t’i bësh këto, do të habitesh nga dashuria që da kushtojë ai ty! Allahu ju ndihmoftë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here