Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, i numëroi dhjetë shkaqe të cilat ta mundësojnë ta arrish dashurinë e Allahut:
1. Leximi i Kuranit dhe meditimi i tij.
2. Afrimi kah Allahu me vepra vullnetare, pasi të kryhen farzet.
3. Vazhdimi i përmendjes së Allahut me zemër, gjuhë dhe vepër.
4. Dhënia përparësi dashurisë së Allahut karshi dashurisë së shpirtit.
5. Meditimi në emrat dhe cilësitë e Allahut. Ai që e njeh Allahun me emrat dhe cilësitë e Tij dhe veprimtarinë e Tij, s’ka dyshim se do ta donë Allahun.
6. Meditimi në begatitë e Allahut. Nuk ka dyshim se meditimi në to nxit në dashurinë e krijuesit të tyre.
7. Përulja e zemrës para Allahut të Madhëruar.
8. Vetmia me Allahun në kohën kur zbret Allahu, në pjesën e tretë të natës, duke lexuar Kuran apo duke iu lutur për falje dhe mëshirë.
9. Ndeja me njerëz të devotshëm dhe të mirë dhe shoqërimi i tyre.
10. Largimi nga çdo gjë që mundet të ndërhyn mes robit dhe Allahut.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU