Për t’i larguar njerëzit nga rruga e vërtetë, Shejtani i mallkuar përdor dy mënyra.
Ai që nuk u kushton shumë rëndësi punëve të mira dhe i lë pas dore, shejtani këtij njeriu i zbukuron epshet. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:“Xheneti është i rrethuar me vështirësi, ndërsa xhehenemi me epshe.”
(Buhariu (nr. 6487) Muslimi (nr. 2822).
Allahu i Madhëruar në Librin e Tij ka thënë: ”O ju gratë e Profetit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse ruheni dhe jeni të kujdesshme. Prandaj mos flisni duke u llastuar që mos të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thoni fjalë të matura!” (Suretu Ahzab, 32.)
Ndërsa atij që është i dhënë pas adhurimeve dhe punëve të mira, shejtani i zbukuron ekstremizmin në fe dhe hedh mbi të një mal me dyshime. Allahu i Madhëruar thotë: ”Ai është që të zbriti Librin. Në këtë libër ka ajete të qarta, të cilat janë bazë e tij, gjithashtu ka dhe ajete jo shumë të qarta. Ata që zemrat u anojnë nga e kota, mundohen të gjurmojnë tek ajetet që nuk janë plotësisht të qarta, me pretendimin se duan të dinë komentin e tyre, e gjithë kjo për të shkaktuar rrëmujë.”(Suretu Ali Imran, 7.)
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) ka transmetuar se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pasi lexoi këtë ajet tha:“Nëse shikoni nga ata që gjurmojnë ajetet të cilat nuk janë plotësisht të qarta, kini kujdes, sepse të tillët janë ata që Allahu i ka përmendur në Librin e Tij.”
(Buhariu (nr.4547) Muslimi (nr. 2665).
“Erdhi t’ju mësoj fenë tuaj” Abdulmuhsin ibën Hamd el Abad