SI FALET I SMURI?

0
222

Namazi i të sëmurit

“Kryeni detyrat e juaja ndaj Allahut dhe kini frikë Atë aq sa të keni mundësi: dëgjoni dhe binduni…” (64: 16)
“Vërtet feja është lehtësim,”(Buhariu dhe Muslimi) dhe ka thënë: “Atë që ju kam urdhëruar të bëni, bëjeni aq sa të mundeni…” (Buhariu)

Bazuar në këtë parim fundamental, Allahu e ka ulur sasinë e detyrave (adhurimeve) fetare për njerëzit që kanë arsye të lirohen (ehlul-e’dhar). Kështu qëndron puna edhe me atë që është i paaftë për të marrë abdest, e pastaj i ndihmon dikush që ta bëjë këtë – secili sipas gjendjes së tij, me qëllim që t’i mundësohet atij adhurimi i Allahut, më të Lartit, pa ndonjë bezdisje apo vështirësi.
Ajo çfarë nënkuptohet nga pamundësia e një personi, është se nëse falet në mënyrën e zakonshme, kjo mund të shkaktojë përkeqësim të sëmundjes së tij dhe mund të ndikojë në vonimin e shërimit.

1. Është e detyrueshme për personin e sëmurë që t’i falë namazet obligative duke qëndruar në këmbë, qoftë edhe i kërrusur, edhe nëse është i paaftë që të qëndrojë drejt, apo nëse mbështetet në mur apo në shkopin për të cilin mbahet.
Për këtë Imran bin Husejni tregon: “Unë vuaja nga majasëli (hemoroidet) dhe e pyeta Profetin (alejhi selam) për faljen e namazit dhe ai tha: “Fale namazin në këmbë nëse ke mundësi ta bësh këtë dhe nëse nuk mundesh atëherë falu ulur. Nëse nuk mund ta bësh as këtë, atëherë falu shtrirë.” (El-Buhariu)
Nesaiu shton: “Dhe nëse nuk mundesh ta falësh namazin duke qenë shtrirë në anën tënde, atëherë falu në shpinë. Allahu nuk e ngarkon robin e Tij më shumë se ç’ka mundësi.”

2. Nëse ai është i paaftë që të qëndrojë në këmbë, atëherë ai bën të falet ulur dhe është më mirë nëse ai ulet këmbëkryq në vendin e Kijamit (qëndrimit në këmbë) dhe rukusë (përkuljes).
Aishja (radijallahu anha) tregon se ajo e pa Profetin (alejhi selam) tek po falej ulur këmbëkryq. Ky hadith transmetohet nga Hakimi dhe Nesaiu i cili thotë se është sahih. Po ashtu, lejohet të ulesh në atë mënyrë që ulesh kur thua teshehudin.

3. Nëse ai është i paaftë që të falë namaz ulur, atëherë ai bën të falet i shtrirë në krah duke qenë me fytyrë nga kibla, mundësisht duke qenë i shtrirë në krahun e djathë dhe të falet me shenja. Ky parim mbështetet në fjalët e Allahut:
“… dhe madhërojeni Allahun, duke qenë në këmbë, ulur apo shtrirë.” (4: 103)
Në raste të tilla shenjat për sexhden duhet të jenë në një pozicion më të ulët se shenjat për rukunë. Xhabiri transmeton se i Dërguari i Allahut vizitoi një të sëmurë dhe e gjeti atë duke u falur në një shilte. Profeti (alejhi selam) e shtyu anash atë anash dhe i tha: “Falu në tokë nëse mundesh dhe nëse jo, atëherë falu me shenja dhe bëje sexhden më poshtë se rukunë.” (Bejhakiu)
Nëse ai është i paaftë që të kthehet me fytyrë nga kibla, atëherë ai bën të falet në cilindo drejtim nga i cili është i kthyer dhe namazi është në rregull dhe ai nuk ka nevojë që ta përsërisë atë.

4. Nëse ai është i paaftë që të falë namaz duke qenë i shtrirë në krah, atëherë ai bën të falet i shtrirë në shpinë me këmbët e tij nga kibla, dhe është e pëlqyer që ai ta ngrisë kokën pak për ta drejtuar atë nga kibla. Nëse është i paaftë që t’i drejtojë këmbët nga kibla, atëherë ai bën të falet sido që të jetë dhe ai s’ka nevojë që ta përsërisë namazin.

5. Është e detyrueshme për personin e sëmurë që të bëjë ruku dhe sexhde në namazin e tij.
Nëse ai është i paaftë, atëherë ai duhet të bëjë gjest për të dyja këto duke e tundur kokën, më ulët për sexhde sesa për ruku.
Nëse ai është i paaftë të bëjë ruku por jo edhe sexhde, atëherë ai duhet të bëjë ruku kur të vijë koha për ruku dhe të bëjë gjest për sexhde.
E nëse është i paaftë të bëjë sexhde por jo edhe ruku, atëherë ai duhet të bëjë sexhde kur të vijë koha për sexhde dhe të bëjë gjest për ruku.

6. Nëse ai nuk mund ta lëvizë as kokën (të bëjë gjest) duke e tundur kokën për ruku dhe sexhde, atëherë ai duhet të japë sinjal duke i mbyllur sytë pak për ruku dhe duke i mbyllur plotësisht për sexhde.
Përsa i përket të treguarit me gisht siç bëjnë disa njerëz të sëmurë, kjo s’është me vend dhe nuk dihet nëse kjo ka ndonjë bazë në Kur’an dhe Sunet apo në thëniet e dijetarëve.

7. Nëse ai është i paaftë që të bëjë gjest me kokë apo me sytë, atëherë ai duhet të falet me zemër duke bërë tekbir dhe duke lexuar Kur’an, dhe duke e bërë qëllimin për ruku, sexhde, kijam (qëndrim në këmbë), ku’ud (ulje) me zemrën e tij, duke e pasur parasysh se çdo personi do t’i takojë ajo që ka pasur për qëllim.
Shpërblimi për të sëmurin s’do të jetë më i pakët se ai i personit të shëndoshë kur ai falet sipas gjendjes së tij, në pajtim me hadithin: “Nëse ndokush sëmuret apo udhëton, Allahu ia regjistron atij shpërblimin e barabartë me atë që kishte derisa ishte i shëndoshë dhe banues.” (Ahmedi, Buhariu).
“Veprat gjykohen sipas qëllimit, dhe çdo njeri do të ketë atë që ka pasur për qëllim…” (Buhariu dhe Neveviu)

8. Është e detyrueshme për personin e sëmurë që ta falë çdo namaz në kohën e duhur, dhe të bëjë çdo gjë për të cilën ka mundësi e që është obligative në namaz.
Nëse bëhet vështirë për të që ta falë secilin namaz në kohën e tij të duhur, ai bën të bashkojë namazin e Drekës dhe Ikindisë dhe të Akshamit e Jacisë, secilën nga këto më herët në kohë – me ç’rast ai do ta falte Ikindinë në kohën e Drekës ndërsa Jacinë në kohën e Akshamit, apo t’i bashkojë ato më vonë – duke e vonuar Drekën gjer në kohën e Ikindisë, dhe duke e vonuar Akshamin gjer në kohën e Jacisë – sipas cilësdo mundësi që do të ishte më e lehtë për të (d.m.th. nëse është më lehtë ta falë herët namazin apo ta vonojë).
Përsa i përket namazit të Sabahut, ky nuk bashkohet me ndonjë namaz as përpara e as pas tij.

9. Nëse personi i sëmurë është në udhëtim, duke kërkuar trajtim mjekësor në ndonjë vend tjetër, atëherë ai bën ta shkurtojë namazin katër rekatësh ashtu që ai do ta falë Drekën, Ikindinë dhe Jacinë nga dy rekate secilën, gjersa të kthehet në vendin e tij. I fal ashtu derisa të kthehet në vendin e tij, pa marrë parasysh sesa do të qëndrojë atje.
“Dhe kur ju (muslimanë) të udhëtoni nëpër tokë, nuk ka mëkat për ju nëse i shkurtoni namazet tuaja…” (4: 101)

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave! Allahu është Ai që jep sukses, shërim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here