A do shpëtojë dikush nga shtrëngimi i varrit?

0
238

Pyetje: A është e vërtetë se çdo njeri i vdekur do ta përjetojë shtrëngimin e varrit qoftë ai mëkatar apo besimtar i devotshëm?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Gjëja e parë të cilin e përjeton i vdekuri në jetën e varrit është shtrëngimi i varrit. Për këtë gjë janë transmetuar disa hadithe të vërteta. Po përmendim disa prej tyre:

“Varri ka një shtrëngim dhe sikur dikush të shpëtonte prej tij do shpëtonte S’ad ibën Muadhi” (Ahmedi, hadithi është sahih)
I Dërguari me rastin e vdekjes së S’adit tha: “ky është ai për shkak të të cilit u dridh Arshi, u hapën dyert e qiellit dhe prezantuan tek ai shtatëdhjetëmijë melekë. Ai u shtrëngua nga varri pastaj u lirua.” (Nesai, hadithi është sahih)
I Dërguari me rastin e varrimit të një fëmije tha: “sikur të shpëtonte dikush nga shtrëngimi i varrit do të shpëtonte ky fëmijë!” (Taberani, hadithi është sahih)
Dijetarët lidhur me këto hadithe kanë dy shpjegime:

Mendimi i parë: secili i vdekur do ta përjetojë këtë shtrëngim, mirëpo dallimi mes të mirëve dhe të këqijve është në kohëzgjatje d.m.th. të mirët lirohen nga ky shtrëngim menjëherë kurse te mëkatarët zgjatë.

Mendimi i dytë: ky shtrëngim nuk është dënim për besimtarët e mirë por është sikur dhimbja që ndien fëmija kur përqafohet fortë nga nëna e tij dhe ngjashëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here