Janë përcjellë shumë hadithe, që e nxisin njeriun të merret me këtë punë. Prej këtyre haditheve mund të përmendim hadithin, që gjëndet në të dy librat e saktë, ku Profeti (alejhi selam) thotë: “Çdo musliman që mbjellë apo lëron diçka dhe prej saj ushqehen shpendët, njerëzit apo kafshët, për çdo gjë atij do t’i quhet sadaka.”
Gjithashtu i tillë është hadithi, të cilin e transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Xhabiri (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Çdo musliman që mbjell diçka, çdo gjë që hahet prej saj do t’i shkruhet sadaka, çfarë të vidhet prej saj do t’i shkruhet sadaka, çfarë të hanë kafshët prej saj do t’i shkruhet sadaka, çfarë të hanë shpendët do t’i shkruhet sdaka, kushdo që t’ia harxhojë atë atij (të zotit) do t’i shkruhet sadaka.”
Gjithashtu është hadithi, të cilin e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Tajalisi nga Enesi (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Nëse Kijameti bëhet dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, nëse ka mundësi ta mbjellë pa u bërë Kijameti, atëherë le ta mbjellë atë.”
“Pra, nuk ka gjë më nxitëse për punimin e tokës më shumë se këto hadithe të nderuara, e sidomos hadithi i fundit, tek i cili vihet re inkurajimi i madh për të shfrytëzuar rastin e fundit të jetës për të mbjellë dhe për t’u bërë mirë njerëzve pas vdekjes, në mënyrë që t’i vijnë shpërblimet dhe t’i shkruhet sadaka atij që e bën këtë gjë deri në Ditën e Fundit.” Këto fjalë i thotë shejkh Albani në “Vargu i haditheve të sakta.” (1/12)
Shkrime te reja nga Xhamiambret