Shkenca reale vërtetuese e fjalëve kuranore

0
173
Motion Particle series. Design composed of dynamic particles and lights as a metaphor on the subject of science, education and technology

Historiku i shkurtër mbi atomin

Tendencat për ta sqaruar natyrën e atomit, strukturën e tij si dhe dhënien e një teorie mbi të vërtetën e atomit vërehen që nga kohërat e lashta, duke filluar që nga grekët e vjetër. Kështu, Demokriti në shekullin V ( 460 p.e.s.- 370 p.e.s.) ka paraqitur tezën e tij mbi atomin, e cila njihet si hipoteza e atomit si thërrime e pandashme. Edhe vetë termi atomos rrjedh nga gjuha greke, që d.m.th. i pandarë.

Hipotezë të ngjashme kishte dhënë edhe Lukreci në shekullin I të epokës së re, e cila u emërtua si hipoteza e atomit si thërrmije e pandashme. Këto hipoteza, si të Demokritit ashtu edhe të Lukrecit, ishin hipoteza të mangëta për ta shpjeguar qartë definicionin mbi atomin dhe si të atilla ishin të paqarta dhe jo të plota. Teori mbi atomin kanë dhënë edhe shkencëtarë të tjerë të ndryshëm, si F.Bacon, R.Boyle dhe Isak Njuton si shkencëtarë të shekullit XVII.

Po ashtu, në vitin 1801, Jon Dalton gjithashtu kishte dhënë një përkufizim lidhur me atomin, sipas të cilit del se “atomet janë thërrmija diskrete të pandashme, të cilat nuk mund të ndahen nga proceset e njohura kimike”.
Nga zbulimet e mëtejshme që janë bërë në fushën e fizikës dhe të kimisë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, del se atomi si thërrmije e pandarë hidhet poshtë.

Këto zbulime ndikuan në rënien e pikëpamjeve dhe hipotezave të grekëve të lashtë, por ato njëkohësisht ndikuan edhe në rënien e pikëpamjeve të Daltonit në vitin 1801.

Zbulimet që janë bërë në shekujt XIX-XX kanë treguar qartë se atomi nuk është thërrmija më e vogël, ashtu siç ishte menduar deri në atë kohë, por ai është thërrmije e përbërë nga shumë thërrmija të tjera (grimca) subatomike.
Sipas zbulimeve, pikëpamjeve dhe arritjeve bashkëkohore shkencore, del se atomi përbëhet nga bërthama atomike e cila është shumë e vogël dhe ndodhet në qendrën në të cilën është e përqendruar tërë masa atomike dhe është e rrethuar nga elektronet, të cilat sillen rreth bërthamës në një rrugë të përkufizuar.

Në Kuranin Famëlartë thuhet: “…Zotit tënd nuk mund t`i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe…” (Suretu Junus, 61)

Allahu xh.sh. është Ai që e shpalli Kuranin si libër hyjnor për njeriun në tokë dhe për qartësimin e shumë gjërave që e rrethojnë njeriun në këtë botë e njeriu nuk ka mundësi t’i shohë të gjitha gjërat me përjashtim të atyre që Zoti nga mëshira e tij e madhe ia ka mundësuar që t’i shohë. Allahu, Krijuesi ynë, Krijuesi i gjithësisë, por edhe krijues i atomeve (grimcave) e qartëson në Kuranin Famëlartë se çka në të vërtetë është atomi.

Allahu në Kuran jep përgjigje për çdo gjë për ata që kanë mend

Allahu në Kuranin Famëlartë na tregon se në gjithësinë që na rrethon ekzistojnë grimca apo atome siç quhen në shkencën bashkëkohore dhe njëkohësisht tregon mbi atomin dhe strukturën e tij të brendshme, jep përgjigje për njeriun shkencëtar, por edhe për njerëzit e rëndomtë, në mënyrë që ata të kuptojnë rëndësinë e krijimit të tyre dhe rëndësinë e krijesave që janë në shërbim të tyre (njerëzimit).

Në shkencën e kimisë, ku flitet për atomin, thuhet se atome ka në tokë e në qiell, por gjithashtu thuhet edhe se atome ka edhe në ato vende ku mendja nuk na shkon fare se mund të ketë diçka të atillë.
Nga pikëpamja fetare dhe të dhënat shkencore del se çdo gjë e krijuar në këtë botë është në përputhshmëri të plotë me fjalët kuranore sepse Zotit nuk mund t’i fshihet asgjë, as në tokë e as në qiell as grimca më e vogël se atomi.

Në Kuran dëshmohet në njërën anë për fuqinë e Zotit, e cila manifestohet në çdo fenomen jetësor (krijesë) dhe në anën tjetër për ekzistencën e grimcave (atomeve) në tokë e në qiell të krijuara për të dëshmuar fuqinë krijuese të Allahut Fuqiplotë.

Nga kjo pikëpamje ne arrijmë të kuptojmë se çdo fjalë e Kuranit në veten e vet përmban kuptime që vlejnë për çdo kohë, për çdo vend dhe për çdo njeri, fjalë me karakter të lartë dhe kuptim të gjerë.

Njeriu me mend magjepset kur i sheh mrekullitë e krijuara nga Allahu xh.sh..
Allahu xh.sh. në fillim të Kuranit e përmend qartë ekzistimin e grimcave (atomeve) në tokë e në qiell duke e dëshmuar kështu fuqinë e Tij.

Kurani e përshkruan në këtë mënyrë të ekzistuarit e grimcave (atomeve) në një pjesë të ajetit kuranor “…as sa grimca e as më e vogël se ajo…” Qëllimi apo objekti i kësaj pjese të ajetit kuranor është që të jepet përgjigje mbi atomin dhe njëkohësisht të tregojë funksionalitetin apo strukturën e tij.

Shikuar nga pikëpamja teorike, shumë nga shkencëtarët bashkëkohorë e definojnë atomin si grimcë të përbërë nga shumë grimca të tjera, që nënkupton se janë në përputhshmëri të plotë me fjalët kuranore si dhe janë teori që janë me kuptim të njëjtë me fjalën kuranore, por dallojnë në aspektin gjuhësor dhe nga kjo del se pas shumë përpjekjeve ndoshta me shekuj të tërë për të përcaktuar teorinë mbi atomin shkencëtarët vijnë në përfundim identik me thënien uranore, se “… as sa grimca e as më e vogël se ajo …” dhe nga analiza e këtyre fjalëve apo zbërthimi i tyre del se grimca që përmendet në ajet është atomi dhe më të vegjël se atomi janë bërthamat dhe elektronet që sillen rreth tij. Ky është një zbërthim që ka të bëjë me arritjet shkencore dhe pikëpamjet bashkëkohore mbi atomin. Allahu xh.sh. bukur e ka sqaruar në Kuran këtë çështje me fjalë te pakta, por me shumë kuptime duke e përmendur në radhë të parë grimcën në tërësi (atomin) e pastaj bërthamën e atomit apo elektronet që sillen rreth tij. Shkenca bashkëkohore thotë se vëllimi i bërthamës së atomit është sa 1/10000 e atomit që nënkupton se është shumë më e vogël se atomi në përgjithësi .

Me shekuj shkencëtarët janë përpjekur që ta definojnë se ç’është atomi.
Ka shumë shkencëtarë e filozofë të cilët japin mendime për këtë grimcë të vogël atomi. Allahu xh.sh në Kuranin Famëlartë e sqaron në mënyrë të drejtë dhe precize çdo çështje. Shumë shkencëtarë dhe filozofë grekë u përpoqën që ta definonin teorinë mbi atomin, por teoritë e tyre nuk u përkrahën nga shkenca bashkëkohore dhe si të tilla u hodhën poshtë sepse ishin të pasakta dhe nuk përkonin me arritjet e shkencës bashkëkohore, e cila arritjet e veta i kishte bazuar dhe edhe sot e kësaj dite i bazon në Kuranin Famëlartë, në të cilin shkenca zë një vend të veçantë.

Çfarë na mësojnë fjalët kuranore dhe arritjet shkencore?:

Të gjitha arritjet shkencore, te të cilat nuk ka dyshim, janë vërtetuese se Kurani Famëlartë është pa diskutim zbritje prej Allahut xh.sh. dhe kjo është esenca, thelbi i këtij shkrimi, sepse 13 shekuj pas zbritjes së Kuranit shkenca arriti vetëm në atë nivel që ta dëshmojë vërtetësinë e fjalëve të Kuranit Famëlartë për ketë çështje, të cilën Kurani e zbërthen me një pjesë të ajetit apo me pak fjali. Kjo është një nga shumë mrekullitë e Kuranit.

Përgatiti: Muhamet Sheqiri
1.2.2009

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here