Nga Ibn Abbasi – radijallahu anhu – përcillet se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Mos debato me vëllanë tënd dhe mos bëj shaka me të” (Tirmidhi “Esh shemail”)
Ka thënë shejkh El Xhezerij: Isnadi (zinxhiri) i tij është i mirë. Dhe ka thënë Alij ibn Sultan: Ky hadith është transmetuar me zinxhir të saktë.
Ka thënë Imam Neueuij: “Dije se shakaja e ndaluar është ajo që teprohet, dhe bëhet vazhdimisht, sepse kjo çon tek e qeshura (e shumtë) dhe për pasojë shkakton ngurtësimin e zemrës, dhe të angazhon nga përmendja e Allahut, dhe nga mendimi për gjërat e rëndësishme fetare. Dhe në më të shumtën e rasteve çon në lëndimin e ndokujt, dhe shkakton urrejtje dhe e ul personalitetin dhe dinjitetin.
Ndërsa nëse shpëton prej këtyre gjërave ajo është e lejuara që e vepronte ndonjëherë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – për ndonjë dobi, si psh: Për ta rehatuar atë të cilit i drejtohej, apo për ta gëzuar. Dhe kjo është një sunet i pëlqyer. Mësoje mirë këtë gjë, sepse nevoja për të është e madhe!”
Nga shakatë e Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ishte ajo që i ka thënë Enesit, shërbëtorit të tij të vogël: “O ti me dy vesh”
Kanë thënë dijetarët: Kjo ishte prej shakave të tij dhe sjelljes së tij të butë. Enesi ishte i vogël, dhjetë vjeç dhe i shërbente Profetit alejhis-selam, prandaj ai bëri shaka me të për shkak se ai ishte fëmijë.
Dhe prej shakave të tij ishte se ai i hodhi ujë nga goja e tij, duke e spërkatur në fytyrë Muhammed ibn Rabian, kur ky ishte 5 vjeç, duke bërë shaka me të.
Dhe bereqeti i kësaj ishte se kur ky fëmijë u rrit, nuk mbeti në mendjen e tij diçka tjetër për të transmetuar (prej Profetit sal lal llahu alejhi ue sel lem) veç kësaj ndodhie. Dhe me këtë u konsiderua prej sahabëve dhe prej transmetuesve prej tyre, dhe kjo moshë u konsiderua (prej dijetarëve të hadithit) mosha më e vogël që dikush mund të mbartë hadithin.”
“Xhem’ul uesail fi sherhi esh-shemail” Alij ibn Sultan