SEKRETI SE PSE ALLAHU NUK I DËNON MENJËHERË JOBESIMTARËT

0
243

Një nga sekretet e shpallura në Kur’an, është se njerëzit nuk janë menjëherë të ndëshkuar për veprimet e këqija që ata i kryejnë, por dënimi është shtyrë deri në kohë të caktuar. Kjo është shpallur në ajetin në vijim:

E sikur All-llahu t’i kapte njerëzit sipas veprave (të këqia) të tyre, nuk do të mbetej asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s’ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet! (Fatir: 45)

Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngute atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim. (Kehf: 58)

Se shumë njerëz nuk janë ndëshkuar menjëherë për veprimet e tyre të këqija mund t’i drejtoj ata të mendojnë se ata kurrë nuk do të mbahën përgjegjës për punë e tyre të liga.

Ky supozim i pengon ata nga kërkimi i pendimit, ndjimit keqardhje dhe korrigjimin e gabimeve të tyre.

Gjithashtu, kjo u shton pafytyrësinë e tyre. Të qenurit pa urtësi, ata nuk mund të parashikojnë se kjo do te ju sjell dënimin e tyre edhe më shumë të padurueshëm në ahiret. Në Kur’an, Allahu thotë:

 

Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues. (Ali ‘Imran: 178)

 

Kjo është një vonesë e krijuar nga Allahu vetëm ta vë njeriun në sprovë. Mirëpo, sigurisht është një kohë e caktuar në shikimin e Allahut që secili njeri do të shpaguaj për çka ai ka qënë i zënë. Kur kjo kohë e caktuar mbaron, nuk mund të ketë vonesë as të afrohet më afër, as për një moment. Allahu na informon neve se secili sigurisht do të shpaguhet:

 

E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Allahu yt, dënimi do t’i kapte ata. (Ta Ha: 129)

 

Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.. (A’raf: 183)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here