Sekretet e moshës dyzetvjeçare !

0
245

Zbulimi i ri shkencor vërteton se truri i njeriut nuk arrin zhvillimin e plotë para moshës dyzetvjeçare, gjë në të cilën ka aluduar Kur’ani para më shumë se 14 shekuj.
Zbulimi i ri shkencor vërteton se truri i njeriut nuk arrin zhvillimin e plotë para moshës dyzetvjeçare, gjë në të cilën ka aluduar Kur’ani para më shumë se 14 shekuj.
Të lexojmë për këtë zbulim…

Dimë se Muhammedit, alejhi’s selam shpallja filloi të zbresë në moshën dyzetvjeçare, dhe padyshim se në këtë fshihet ndonjë urtësi ngase Allahu nuk zgjedhe gjë pa patur ndonjë urtësi të madhe në të. Ndoshta aspekte nga kjo urtësi na zbulohen atëherë kur të marrim vesh se, shkencërisht, zhvillimi i njeriut dhe pjekuria e tij nuk ndodhin vetëm se me të përmbushur të dyzetave nga jeta e tij.

Thotë Allahu:

“وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا حَمَلَتْهُ أُمُّهُ كُرْهًا وَوَضَعَتْهُ كُرْهًا وَحَمْلُهُ وَفِصَالُهُ ثَلَاثُونَ شَهْرًا حَتَّى إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَى وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَصْلِحْ لِي فِي ذُرِّيَّتِي إِنِّي تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّي مِنَ الْمُسْلِمِينَ

Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mijë, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mijë, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.” el-Ahkaf, 15.

Ky ajet kur’anor përcakton se mosha dyzetvjeçare është ajo kur fuqia fizike dhe mentale e njeriut arrin kulminacionin apo “pjekurinë” –siç e ka quajtur Kur’ani. Realisht, ne jemi para një të vërtete kur’anore dhe pyetja qe rrjedhimisht lind është: A ka ndonjë të vërtetë shkencore që vërteton fjalët e të Madhit Allah dhe që krahas largimit të dyshimeve nga ata që janë skeptikë ndaj fjalëve të Allahut do të shtonte besimin dhe bindjen e besimtarëve të sinqertë?

Thënë të drejtën pata hulumtuar shumë për këtë por nuk arrita deri tek ndonjë rezultat i dëshiruar. Shkencëtarët, në bazë të eksperimenteve të tyre vërtetonin se kjo gjë në fakt ndodhë në moshën njëzetvjeçare. Para pak kohe një vëlla imi musliman më dërgoi një studim të ri ku vërtetohet se zhvillimi dhe pjekuria vazhdojnë deri në moshën dyzetvjeçare, gjë që përputhet plotësisht me Kur’anin Famëlartë.

Gazeta Telegraf ka publikuar një artikull me titull “Brain only fully ‘matures’ in middle age” (Truri arrin pjekurinë vetëm në moshën e mesme), ku tekstualisht qëndron: “Ju mund te mendoni se arrini pjekurinë ne moshën 21 vjeçare por hulumtimi i ri sugjeron se truri juaj nuk ndalet se zhvilluari deri ne përmbushje te moshës 40 vjeçare.”

Shkencëtarët në këtë studim përdorën aparatin fMRI (Functional Magnetic Resonance Imaging – Rezonanca Magnetike Funksionale) që është një aparat shumë i zhvilluar, i cili mat aktivitetet dhe ndërrimet e zonave të trurit në mënyrë shumë të përsosur. Shkencëtarët para shek. XXI nuk kishin dituri se truri i njeriut nuk arrin pjekurinë e plotë deri në moshën dyzetvjeçare. Studimi sqaron se zona e cila vazhdon pjekurinë është zona më e lartë dhe korja e trurit në pjesën paraballore (prefrontal cortex), zona kjo prej nga merren vendimet, bashkëveprimet shoqërore dhe aspekte tjera të rëndësishme të personalitetit, si: planifikimi, mirësjellja, të kuptuarit e të tjerëve, gjë kjo që dallon njeriun nga krijesat tjera.

Profesoresha Sarah-Jayne Blakemore thotë: Para më pak se dhjetë vjet ne besonim se zhvillimi i trurit ndalet në moshë të hershme por ekspertizat me fMRI argumentuan se zhvillimi vazhdon dhe gjatë të tridhjetave dhe nuk ndalet deri në përfundim të moshës dyzetvjeçare. Zona e cila vazhdon zhvillimin është korja e trurit në pjesën paraballore (prefrontal cortex), pjesë kjo që na dallon neve si njerëz nga të tjerët.

Foto nga aparati fMRI ku aktiviteti vërehet me ngjyre të kuqe në pjesën e përparme të trurit. Kjo zone është shumë e rëndësishme; është përgjegjëse e personalitetit të njeriut.

Kjo na përkujton një ajet kur’anor madhështor ku vërtetohet rëndësia e pjesës paraballore. Thotë Allahu nëpërmjet gjuhës se profetit te Tij, Hudit, alejhi’s selam, i cili i qe drejtuar popullit te vet:

“إِنِّي تَوَكَّلْتُ عَلَى اللَّهِ رَبِّي وَرَبِّكُمْ مَا مِنْ دَابَّةٍ إِلَّا هُوَ آَخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا إِنَّ رَبِّي عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ

Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë.” Hud, 56.

Pejgamberi ynë, Muhammedi, alejhi’s selam, lutej:

“ناصيتي بيدك

…Pjesa ime paraballore është ne dorën Tende!…”

Pyetja jonë drejtuar çdo hezituesi dhe dyshuesi: Si e diti Muhammedi, alejhi’s selam rëndësinë e pjesës paraballore?

Tani -të dashurit e mi për Allahun- kthehemi prapë tek ajeti dhe e lexojmë nga fillimi. Thotë Allahu:

“حَتَّى إِذَا بَلَغَ أَشُدَّهُ وَبَلَغَ أَرْبَعِينَ سَنَةً قَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ

… derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua…” el-Ahkaf, 15.

I pastër nga të metat je o Allah! Kush është Ai që e mësoi Muhammedin, alejhi’s selam dhe ia përcaktoi këtë moshë për pranimin e shpalljes? A e dinte Muhammedi, alejhi’s selam këtë moshë për ta zgjedhur për misionin e tij apo Allahu, që e di të dukshmen dhe të fshehtën, ishte Ai që e zgjodhi këtë moshë për të? A e dinte Muhammedi, alejhi’s selam se njeriu nuk mund ta arrijë pjekurinë e tij vetëm se në moshën dyzetvjeçare apo dikush e mësoi atë? A nuk vërtetojnë shkencëtarët perëndimorë se këtë të vërtetë nuk e kanë zbuluar vetëm se në fund të vitit 2010?

Këto janë të vërteta që dëshmojnë vërtetësinë e profetit të fundit dhe misionit të tij!!!

Autor: Abdu’d Daim el-KEHIIL

Pershtati ne shqip: Sedat ISLAMI
Referenca:

http://www.telegraph.co.uk/health/healthnews/8204782/Brain-only-fully-matures-in-middle-age-claims-neuroscientist.html

Burimi i artikullit:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here