Rukja me lutje
Për mjekimin e mësyshit dhe hasedit mund të përdoren dhe lutjet e transmetuara nga Muhamedi, sallAllahu alejhi ue sel-lem, dhe çdo lutje tjetër e dobishme e cila nuk përmban shirk (idhujtari) ose diçka tjetër në kundërshtim me fenë.
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Nuk ka problem për rukjet përderisa ato nuk përmbajnë shirk.”
Në mjekimin e mësyshit dhe hasedit mund të përdoren dhe:
Uji i zemzemit, fara e zezë, vaji i ullirit dhe mjalti sidomos kur në to është lexuar Kur`an. Në të gjitha këto ka shërim me lejen e Allahut.