RRUGA PËR NË LUMTURINË E VËRTETË

0
288

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij!

Të gjithë e kërkojnë lumturinë
Vëlla i dashur! Ne të gjithë hulumtojmë për këtë te vërtetë, musliman apo jomusliman, i pasur apo i varfër, i bardhe apo i zi, burrë apo grua, i madh apo i vogël, i ndershëm apo idiot…Në tërë boten, ne çdo lugine e rrafshnalte, ne çdo toke e det, ne çdo dite e muaj, madje net ere jetën, hulumtojmë për këtë te vërtetë. Pra, për lumturinë e vërtetë.
Iluzioni i lumturisë
Çdokush hulumton lumturinë ne këtë jete, te gjithë kërkojnë rrugët e saj, madje ndodhe te paguajnë gjera te shtrenjta për te por sa te shumte janë ata, qe kane humbur rrugën e lumturisë?! Sa te shumte janë ata qe jetojnë ne iluzionet e lumturisë ndërsa fare nuk e dine, madje mendojnë se janë ne maje te lumturisë?!
Vëlla!
Lumturia nuk është ne pasurinë qe e fiton, ne veturën qe e nget, ne shtëpinë, qe banon në të, ne gruan qe e marton, ne postin qe merr, ne famën qe fiton. Edhe pse këto te ndihmojnë për lumturi megjithatë nuk janë lumturi. Sa i varfëri, beqari, i panjohuri, i pa kulmi mbi koke, jetojnë ne lumturi, qetësi dhe rehati?! Lumturia është ndjenje permanente e qetësisë, rehatisë dhe gëzimit, te cilën e ndien zemra dhe me te cilën dëfrehet i tërë trupi.
Sa njeriu jetonte ne lumturi te vërtetë e ka kaluar ne lumturi imagjinare, duke realizuar atë ne këtë bote e duke humbur atë ne boten tjetër, dhe këtë si shkak i perceptimit te gabuar te saj se kinse ajo përkufizohet vetëm ne këtë bote.
E lusim Allahun qe dunjaja te mos jete preokupimi ynë me i madh, te mos jete dituri e vetme jona, po jetën të na e bej shtim në të mira, të na i fale mëkatet dhe gabimet, veprat tona të na i pranoje si të sinqerta dhe vetëm për Te se me te vërtetë, Ai është Bujar dhe Fisnik. Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij! Lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Muhammed b. Abdul Aziz esh Shemalijj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here