Pyetje: Kisha nje pyetje per ju hoxh i nderuar. Nese nje femije lind i vdekur, a ringjallet ai ne boten tjeter ne ahiret? ALLAHU ju shperblefte me te mira e me xhenet dhe selamu alejkum.
Përgjigje: Alejkum selam!
Femijes i vjen shpirti ne muajin e katert, vetem atehere ai konsiderohet fetarisht si njeri. Per kete arsye edhe nese del para kohe, qofte edhe i vdekur me pas, dhe nena e tij e ka ndjere te gjalle, pra pas ketyre kater muajve, atehere i falet xhenazja , siç dihet kjo. Sepse ai ishte qenie e gjalle me shpirt, dhe ky shpirt i eshte krijuar atij qe heret ndaj ka mundesi qe ai te ringjallet ne ahiret, përndryshe nëse atij nuk i ka ardhur shpirti por ka dale i vdekur para katër muajsh, ai nuk konsiderohet si qenie njerëzore fetarisht dhe nuk i falet xhenazja, dhe ndoshta nuk ka se si te ngjallet ne ahiret!
Gjithsesi, Allahu e di me se miri. Keto jane çeshtje qe i perkasin botes tjeter dhe sido qe te jete ngelen gajb dhe nuk eshte se kane ndonje vlere praktike per nje besimtar.
Justinian Topulli