RENDESIA E DITES SE XHUMAS në KENDVESHTRIMIN ISLAM

0
553

Xhematë te ndershem se pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na beri pjestar te fes Islame, po ashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundesoj qe te mberijm edhe ket dit qe te falim edhe ket namazin e Xhumas se bashku.

Pershendetje dhe salavate te perzemerta ti dergojm Pejngamberit tone,njeriut me te dashur te Allahut xh.sh., komentatorit me te mire te Kuranit famelart, njekohesisht qe eshte edhe Pejgamberi i fundit i Allahut xh.sh..

Dita e Xhuma per ne muslimanet ne aspektin fetar ka nje rëndesi te vaçantë sepse perveç qe eshte nje ditë feste javore, muslimani eshte i obliguar nga ana e Allahut xh.sh qe te falë nje namaz me xhemat e qe ai quhet namazi i Xhumasë.

Perpara shpalljes se Kuranit kjo ditë eshte quajtur [Jaumul arube] e pas shpalljes se Kuranit mori emrin [jaumul xhuma] keshtu qe kur Muhammedi a.s. erdhi ne Medine pa se medinasit po festonin nje festç njeherë ne javë, ku me von Muhamedi a.s.kete feste e zevendesoi me diten e Xhumasë.

Dita e Xhuma eshte specifike per shkak se krihet namazi i Xhumas, dhe se muslimanet tubohen te gjithe sebashku per ta lartesuar Krijuesin e tyre,pa mar parasysh poziten e tyre gjeogrfiko financiare.ku ne te njejten kohe njerzit shihen mes veti dhe shtohet dashuria ndernjerzore edhe me teper, pra mund te themi se dita e Xhuma eshte edhe nje dit [arafati], sepse muslimanet tubohen per nje qellim.

Dita e Xhuma eshte me e vleshme te Allahu xh.sh. se sa ditet tjera te javes ,ku per vleren e kesaj dite na tregon edhe Kurani, sepse prej kaptinave te kuranit, njera ka mar emrin kaptina e xhumas [Suretul Xhumua] ku ne nje ajet te kesaj sureje Allahu xh.sh. thote:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِي لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ (62:9
9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.

Muhamedi a.s. ne nje hadith thote: “Dita me emir ne te cilen ka lindur dielli eshte dita e xhumas, ate dit eshte krijuar Ademi a.s, ate dite eshte future ne xhennet, dhe ate dite ka dalur prej tij”.

Ndersa ne nje hadith tjeter Muhammedi a.s. thote: “Ne diten Xhuma meleket qendrojn ne cdo dyer te Xhamijeve dhe i regjistrojn nji nga nji njerzit te cilet vijn ne xhami,keshtu vazhdojn perderisa imami te ngjitet ne mimber, ne ate moment ndalen se regjistruari dhe degjojn hutben qe i behet falenderim Allahut xh.sh. Nese dikush prej muslimaneve nuk ka arritur ne Xhani melaqet thone: O Allah ketu nuk eshte i pranishen filani ne nuk e dijm pse nuk ka ardhur nese e ke marur meshiroje ate, nese eshte i semur lehtesoja dhembjen,e nese eshte ne udhetin[rruge] shoqeroje me njerez te mire qe jane besnik ndaj Teje. Ai qe shkon me heret ne xhuma eshte sikur te kete therur kurban nje deve,ai qe shkon pas tij sikur te ket therur nje lope, pas tij sikur te ket therur nje dele,pas tij sikur te ket therur nje pul nderdsa a i fundit sikur te jep sadaka nje veze.”

Eshte mire qe njeriu sidomos te beje pastrimin e trupit te tij ne diten e Xhuma ku kete na e verteton hadithi i Muhammedit a.s. i cili thote: “Njeriu qe pastrohet [lahet ] diten e xhuma e me pas shkon ne Xhami qe ta fale namazin e Xhumas e degjon hutben dhe perderisa falet nuk bisedon me te tjeret i jan falur gjunahet ne mes xhumave”.

Sipas ketij hadithi edhe ne qe te arrijm qe tena falen gjunahet duhet te jemi me te kujdesshem gjate ketij namazi.
Ne mes namazit te Xhumas dhe te Ikindis eshte nje cast(moment) ku poqese muslimani ne kete cast (moment) i drejtohet Allahut xh.sh.me lutje Allahu do tia pranoj lutjet ku kete na e verteton hadithi i Muhammedit a.s. i cili thote: “Ne diten e Xhuma ka nje cast, dhe nese muslimani mbrenda ketij cast i lutet Allahut xh.sh. per ndonje te mire, Allahu do tia jape, lypne kete caste prej namazit te Xhumas e deri ne oret e fundit te ikindis.

Po ashtu eshte mire qe ne kete dite te cojm sa me teper salavate mbi Pejngamberin tone Muhammedin a.s. ku ne lidhje me kete i derguari i Allahut thote: “Dita me e zgjedhur e javes eshte dita e Xhuma. Mundohuni qe ne kete dite te me percillni sa me shum salavate ne mua, ngase ato salavate do te me prezentohen. Sahabet i thane si eshte e mundur tet prezentohen kur trupi yt do te jet i kalbur o i derguari i Allahut, Pejngamberi tha: Allahu xh.sh. i`a ka ndaluar tokes ti demtoj trupat e Pejngamberve”.

Ne kete dite te bekuar muslimani e ka te ndaluar [haram] te miret me ndonje pune tjeter ne momentin kur behet falja e namazit te xhumas, e kete na verteton edhe ajeti Kur`anor ku Allahu xh.sh. thote:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِي لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ (62:9

9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. [Suretul xhuma 9]

Eshte e vertete se edhe puna eshte farz, por kur eshte koha e namazit i ndalohet muslimanit qe te punoj ne ate kohe, sepse ne keto momente duhet ti perkushtohemi Allahut xh.sh. e pasi te kriejm kete obligim, jemi te urdheruar te punojme, njejt sikurse qe jemi te urdheruar edhe per namaz ku edhe vet Allahu xh.sh ne nje ajet te Kur`anit thote:
فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُو
مِن فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (62:10 )
10. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim. [Suretul xhuma 10]

Pershkak se namazi i Xhumas eshte nje namaz qe nuk mund te perseritet, eshte mire ti kushtojm me teper vemendje sepse Muhammedi a.s. hidherohet ma ata persona te cilet nuk i kushtojn vemendje faljes se ketij namazi ku ne nje hadith thote: “Vendosa te le nje zevendes ne Xhami e te dal ti djeg shtepit e atyre personave te cilet nuk vijn te falin ket namaz.
Per ata persona te cilet nga moskujdesi e lan namzin e Xhumas pa falur Muhammedi a.s. thote: “Njeriu i cili nga moskujdesi (nga merzija) i len tri xhumaja radhazi pa falur Allahu xh.sh.do tia vulos zemren e tij.

Sipas ketyre ajeteve dhe haditheve te Pejngamberit a.s.duhet te kemi kujdes qe mos te na ik ki namaz pa e falur si dhe tua bejme shprehi qe edhe rinia jone te jete prezente ne faljen e ketij namazi.

Dhe me ne fund me shpres qe te vazhdojm ne javet ne vijim te lusim Allahun xh.sh.qe per hir te kesaj dite per nder te ketij namazi t`na i fal gjunahet mos te na largoj nga meshira dhe rahmeti i Tij. O Zot na beko me bekimet Tua me te mira qe i ke, na jep te mira si ne kete bote poashtu edhe ne boten tjeter.