REALITETI I ARDHMËRISË!!

0
224

Shejhu Ali Tantavi, Allahu e mëshiroftë, kur e përshkruan betejën e tij në mendjen e tij me çështjen e ardhmërisë, thotë:
Mësova në shkollën fillore për hir të ardhmërisë, dhe pastaj më thanë, mëso në të mesmen për hir të ardhmërisë!!
Pastaj më thanë, mëso në fakultet për hir të ardhmërisë!
Pastaj më thanë punësohu për hir të ardhmërisë!
Pastaj thanë martohu për hir të ardhmërisë!
Pastaj thanë bën fëmijë për hir të ardhmërisë!
Dhe unë tash arrita deri këtu!! I bëra 75 vite dhe jam duke e shkruar këtë artikull, dhe ende vazhdoj të shikoj në ardhmëri!
Ardhmëria nuk është diç tjetër, pos një leckë e kuqe e vendosur mbi kokën e demit, i cili vrapon pas saj, dhe nuk mundet ta arrin, ngase ardhmëria, nëse arrihet bëhet e tashme, dhe e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj e pret të ardhmen e re!!
Ardhmëria reale dhe ajo e vërteta është ta kënaqësh Allahun, dhe të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit dhe të hysh në Xhenetin e Tij!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here