Qoft i kënaqur Allahu me telefonat (celularët) jo të mençur!

Qoft i kënaqur Allahu me telefonat (celularët) jo të mençur!

Qoft i kënaqur Allahu
me telefonat (celularët) jo të mençur!

Njëri nga hoxhallarët e njohur (Shejh AbdulKerim Hudejri) thotë:
Studentët insistuan dhe ma zëndësuan telefonin e vjetër, me një tjetër i njohur me emrin “telefon i mençur”. Ata, instaluan disa programe, me furnizuan me libra, ja tani po e shfletoj dhe po i shikoj.

Ai vazhdon duke rrëfyer:

E hapi telefonin, befas me del një foto e një femre të zbuluar!
Jo, nuk e dua këtë, telefonin e mençur, ma ktheni telefonin “budalla”.
Një gjë që të sjell sherr, nuk ke nevojë për atë.

Unë, po e bëjë këtë pyetje, me të drejtë që pyet çdo i mençur:
rrejtet sociale, interneti, watsapi, a janë gratis apo me para?

Cili është çmimi i tyre?

Çmimi i tyre është morali yt, feja (dini) yt. Çmimi i tyre është që ta jep mundësinë për ta grabitur prej teje moralin, dinin, e gjithë kjo të ndodhë gradualisht.

Disa njerëz, nuk pajtohen me ketë (që po e them).
O hoxhë, aty ka ligjerata, që me miliona njerëz përfitojnë!
Ju thashë:
pasha Allahun, dy veta që prezentojnë në një ligjeratë është ma bereqet, e ma me vlerë, se sa ta shohin një video, dy milon veta.

Shejhu i njohur Ebu IS’hak Huvejni tregon:

Më ndaluan nga mësimdhënia!
Përgjegjësve (pengues) me një rastë i thashë:
Sot, në këtë ditë, janë rrejtet sociale, interneti, kjo nuk mund të pengohet, andaj nuk është nevoja që ju të më ndaloni nga mësimdhënia.

Ata, më thanë:
hoxhë dëgjo, kur prezentojnë në ligjeratat tuaja 40-veta, mundësia është që të dalin 30 Ebu Is’haka Huvejna. Ndërsa kur dëgjojnë ligjeratat tuaja në internet miliona njerëz, nuk del as një (1) Ebu Is’hak Huvejni. Mu për këtë ne nuk ju lejojmë.

A ka dobi, nga rrjetet sociale?

Po, gjithsesi se ka dobi, por nuk ka bereqet. Bekimi (bereqeti) është në diturinë (ILMIN), kur ulesh në gjunjë para ulemave (dijetarëve).

I lutemi Allahut, për shëndet, rahmet dhe selamet.

Përshtatje.
U.F.