SA VJEÇ JE? Rrëfehet për një njeri se ishte simpatizues i udhëtimeve dhe i dhënë pas dëfrimeve.

0
188

Rrëfehet për një njeri se ishte simpatizues i udhëtimeve dhe i dhënë pas dëfrimeve. Një ditë prej ditëve, ndodhi që të vizitojë një prej qyteteve dhe në programin e tij të vizitave ishte në plan të vizitohen edhe varrezat e qytetit.

Duke ecur nëpër varreza, nga pamja e tyre dhe nga varret e shumta, zemra filloi ti zbutet dhe shpirti ti qetësohet. Një varr nga varret ia tërhoqi vëmendjen, në dërrasën e tij vërejti se shkruante: Filani, i biri filanit. I lindur në vitin 1934. I vdekur në vitin 1989. Mosha e tij ishte dy muajshe.

U habit dhe ashtu i çuditur u nis drejt atij që i hapë varret dhe e pyeti për këtë dallim.

Punëtori iu përgjigj:

– Ne në qytetin tonë moshën e njeriut e krahasojmë sipas shpikjeve dhe veprimtarisë së tij, e jo sipas viteve të tij.

Atëherë ky njeri ia kthehu në shaka dhe lojë:

– Nëse më vjen exheli në qytetin tuaj, shkruani mbi varrin tim: Ky djalosh vdiq gjatë lindjes së tij.

Pra, jeto sa më gjatë dhe mos u kënaq me jetë të shkurtër!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here