Që të na pranohen lutjet

0
257

SI MUND TË BËHET NJË LUTJE

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:”(O, besimtarë!) Më kujtoni Mua (me lutje e adhurime), që t’ju kujtoj ju (me shpërblime); më falenderoni vetëm Mua e mos më mohoni.” (Kur’ani: 1.152) Atëherë, le ta kujtojmë Allahun, le t’i lutemi Allahut, sepse Ai është i kënaqur nga ne, kur i drejtohemi Atij çiltërisht.
Që të na pranohen lutjet-në dashtë Allahu (inshallah), është mirë të zbatoj-më këto udhëzime:
1.Të marrim avdes, para se të bëjmë lutje.
2.Të drejtohemi nga Kiblja (Qabja).
3.Të ngremë duart drejt qiellit, duke afruar shuplakat me njëra-tjetrën, afër fytyrës.
4.Të kryejmë ndonjë vepër të mirë, para se të bëjmë lutje (të japim sadaka, të falim namaz etj.).
5.Ta fillojmë e ta mbyllim lutjen, duke falenderuar Allahun për mirësitë që na ka dhënë.
Të bëjmë lutje dhe salavate për Pejgamberin, Muhamedin (salall-llahu alejhi ue selem!)
6. T’i lutemi Allahut të Lartësuar, duke përmendur emrat dhe cilësitë e Tij.
7. Të pendohemi çiltërisht për gabimet e gjynahet që kemi bërë.
8. Të bëjmë lutje të çiltra dhe jo të bëjmë lutje kalimtare.
9. Të zgjedhim kohën më të përshtat-shme për lutje.
10. Të përzgjedhim lutje të goditura për çfarë duam t’i lutemi Allahut.
11. Të tregojmë edukatë, përpikëri e përkushtim në lutje, gjithnjë, me ndjenjën e frikës nga Allahu i Madhëruar.
12.Ta ndiejmë shpirtërisht atë që e themi e që e kërkojmë nga Allahu i Madhëruar.
13.Të largohemi nga harami.
14.Të mos bëjmë lutje për gjëra të ndaluara, për të ngatërruar të tjerët.
15. Të mos nxitohemi për përgjigjen e lutjes, e të themi “i bëra lutje Allahut e nuk m’u përgjigj,” por të presim që lutja jonë të pranohet, kur ta caktojë Allahu, sepse Ai nuk lejon të bëhet diçka që nuk është në vendin dhe në kohën e caktuar.
16. Të mos i lutemi askujt tjetër e asgjëje tjetër përveç Allahut; kurrë të mos themi: “O Allah! Për hatër të filanit, më bëj të mundur të më plotësohet kjo a ajo lutje.”
17. T’a bëjmë lutjen me zë mesatar.
18.T’’ia paraqesim Allahut të Madhë-ruar, dobësinë tonë shpirtërore, morale e fizike, t’i ankohemi Atij për çdo gjë, duke i kërkuar të na ndihmojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here