Pyetje: A mund të ndikojnë xhinët mbi njerëzit dhe si mund të mbrohemi prej tyre? Përgjigjet Shejh Uthejmini.

0
312

Përgjigje: S’ka dyshim se xhinët mund të
ndikojnë mbi njerëzit duke iu
bërë dëm atyre, e kjo
ndonjëherë arrin edhe deri në
vrasje. Ato kanë mundësi që t’i
bëjnë dëm duke e gjuajtur me gurë njeriun apo duke e
frikësuar atë, si dhe shumë
gjëra të tjera për të cilat
tregohet në Sunnet apo shihen
në realitet.
Transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,
në njërën prej betejave mendoj
se është beteja e Hendekut- i
lejoi disave që të kthehen te
familjet e tyre, e një djalosh i
sapomartuar kur arriti në shtëpi e pa të shoqen te dera e
shtëpisë dhe u hidhërua me të,
e ajo i tha: Hyrë brenda, ai hyri
dhe pa se mbi shtrat ishte një
gjarpër i tërthortë, e djaloshi
kishte një shigjetë me të cilën filloi ta goditë gjarpërin derisa e
mbyti, në të njëjtin çast (d.m.th.
kur e mbyti) vdiq edhe djaloshi
dhe nuk dihet se kush u mbyt i
pari gjarpëri apo djaloshi.
Kur e lajmëruan Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,
për këtë rast, atëherë ai ndaloi
që të mbytet gjarpëri i bardhë
që gjindet nëpër shtëpi, përveç
gjarpërit Ebter dhe Dhu
Tefejjetejn (të cilët duhet të mbyten)”.
Kjo është argument se xhinët
mund t’i sulmojnë dhe t’i
dëmtojnë njerëzit.
Për këtë dëshmon edhe realiteti
i sotshëm, ku kemi dëgjuar shumë informata lidhur me
këtë, siç tregojnë se ndonjë
njeri shkon te ndonjë vend të
shembur dhe duke ndenjur
fillon të gjuajë guraleca (duke
lozur) në atë vend, dhe nuk sheh se ka dikush aty, mirëpo
aty dëgjon disa zëra, dëgjon
zhurma të çuditshme apo diçka
tjetër nga e cila frikësohet dhe e
godasin dëme.
Po ashtu xhini mundet që të hyjë në trupin e njeriut, nga
shkaku se e dashuron,
dëshiron ta dëmtojë apo për
ndonjë shkak tjetër, për këtë
aludon edhe ky ajet: “Ata që e
hanë. kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe përveç siç
ngrihet i çmenduri nga të
prekurit e djallit”. (el-Bekare
275).
Kështu që xhini mund që të
flasi nga brendësia e njeriut dhe të bëjë dialog me atë që i lexon
ajete nga Kur’ani, siç mund të
japi besën se ai më nuk do të
kthehet tek ai trup dhe shumë
gjëra tjera, të cilat po i dëgjojmë
çdo ditë. Mbrojtja më e suksesshme nga
xhinët është leximi i asaj për të
cilën na ka treguar Sunneti se
na mbron nga ata, siç është ajeti
Kursij, sepse ai që e lexon ajetin
Kursij natën, All-llahu do t’ia dërgojë një rojtar që të mos
afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes.
All-llahu, subhanehu ue teala, është Ruajtësi më i Mirë!

SHEJH UTHEJMINI ALLAHU E MESHIROFTE

image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here