Puna në fushën e inxhinierisë dhe rastet kur përzihet hallalli me haramin

0
206

Puna në fushën e inxhinierisë dhe rastet kur përzihet hallalli me haramin
Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës
-Nuk lejohet që pronarët myslimanë, të studiove që merren me hartimin e projekteve ose firmave që merren me ndërtim, të projektojnë ose ndërtojnë godina, të cilat ngrihen për të zhvilluar aktivitete të ndaluara nga ana fetare, si p.sh.: bare, salla bixhozi, dyqane pijesh alkoolike, objekte kulti ku zhvillohen adhurime shirku etj. Gjithashtu nuk lejohet që muslimanët marrin pjesë në sipërmarrje që kanë të tilla gjëra, këtu përjashtohet rasti kur kanë një ortak jomysliman, ku është ai i cili e merr këtë sipërmarrje si pronë dhe administrim dhe vetëm ai fiton apo humb nga kjo sipërmarrje. Tolerohen rastet e rralla dhe të tepër të kufizuara të elementëve të ndaluar që kanë këto sipërmarrje, nëse për to nuk gjendet dikush tjetër jomysliman që të merret me të…
-Nëse godina është ngritur për një veprimtari që si bazë ka një aktivitet të lejuar fetarisht, por në të përzihen edhe pak gjëra të ndaluara, jo si elementë bazë të saj, por si elementë dytësor, atëherë kjo gjë tolerohet, sepse këto gjëra janë mjaft të përhapura dhe të pashmangshme, duke mos lënë këtu pa përmendur nevojën për punë dhe vështirësinë për të gjetur në këto vende hapësira pune tërësisht hallall në këtë fushë.
-Lejohet të punohet në kompanitë që merren me projektimin e godinave apo ndërtimin e tyre edhe nëse në punët e tyre ka përzierje të hallallit me haramin, me kusht që ai që punon në këto kompani tu shmanget punëve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me aktivitetin e ndaluar fetarisht, siç janë projektimi dhe ndërtimi i bareve, kazinove, objekteve kulti shirku etj.
–Nëse punonjësit mysliman në këto kompani i ngarkohet si punë projektimi apo ndërtimi i godinave që zhvillojnë aktivitet të ndaluar dhe ai e ka të pamundur t’i shmanget kësaj pune e ndërkohë nuk ka gjetur alternativë tjetër ku të punoj, tolerohet për të që të merret me këtë punë për shkak të nevojës, nëse kjo punë nuk është e shpeshtë, por me raste të rralla. Në rast se kjo veprimtari ku përfshihen punë të ndaluara është e shpeshtë dhe ky punonjës e ka të pamundur tu shmanget atyre, e ka si detyrë të kërkojë një punë tjetër më të pastër për të ardhurat e tij dhe më të kënaqshme për Zotin, kështu që ky njeri e ka si detyrë që në këtë periudhë transitore të pastrojë pasurinë e tij nga të ardhurat që përfitohen nga aktiviteti i ndaluar fetarisht.
Burimi: http://amjaonline.org/2007/11/decisions-and-recommendations-of-amjas-fifth-annual-convention/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here