HËNA NË STUDIMET SHKENCORE DHE AJETET E KURANIT

0
540

Msc. Artan S. Mehmeti

Shumë njerëz dhe shkencëtar të cilët e quajnë veten si natyralist thonë pa argumentuar fare se libri i shenjtë Kurani është libër i shkruar nga Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kjo shpifje e këtyre natyralisteve nuk është e vërtet dhe nuk mund as që ta argumentojnë këtë shpifje. Këtyre natyralistëve ju themi se si është e mundur që këtë libër ta këtë shkruar Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kur nuk ka pasur as një ditë shkollë?

Këtë e argumentojnë shumë hadithe si dhe ajeti i Kur’anit: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur Lexo për Zotin tënd Bujar! Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Alek 1 – 5), përveç kësaj Kur’ani ka shumë fakte shkencore, jo vetëm të shkencës së gjeografisë, por edhe shkencave të tjera si : Biologjisë, Mjekësisë, Astronomisë, Fizikës etj., të cilat janë zbuluar vetëm në shekullin e kaluar e në kohen e Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, as që ishin menduar, si dhe nuk kishin mundësi të zbulohen më tekniken e asaj kohe.

Nga zbulimet që janë bërë vetëm në shekullin e kaluar, e që i tregon Zoti i madh`ruar në Kur’an, janë faktet e zbuluara për Hënën që ne do i japim më poshtë:

Hëna është trup më i afërt me Tokën, paraqet satelit natyror të saj dhe është i vetmi trup jashtëtokësorë në të cilin disa herë shkeli këmba e njeriut (së pari Amstrong dhe Oldrin, më 21.VII.1969). Është e larguar nga Toka mesatarisht për 384.400 km, por nga rrotullimi i Tokës kjo gjatësi ndërron mesatarisht nga 365.400 deri 400.700 km. Nga përmasat Hëna është pothuajse 4 herë më e vogël se Toka. Diametri i Hënës është 3.475 km, sipërfaqja rreth 13 herë më e vogël se e Tokës (rreth 38 milion km2), vëllimi 50 herë më i vogël, dendësia 3.3 g.cm3, që bën 0.6 të dendësisë se Tokës. Masa e saj është sa 1/82 e masës së Tokës. Kështu që forca tërheqëse në Hënë është 6 herë më e vogël se sa në Tokë.

RROTULLIMI I HËNËS

Lëvizja e dukshme e Hënës. Përveç lëvizjes ditore së bashku më sferën qiellore, Hëna ka edhe lëvizje vetjake, të cilën shumë lehtë mund ta diktojmë. Nëse i përcjellim pozitat e saj ndaj ndonjë ylli të ndritshëm edhe gjatë një nate do të shohim se brenda një ore do të zhvendoset kah lindja përafërsisht për madhësinë e diametrit të vet, ashtu që gjatë një dite do të zhvendoset për afër 130 ndaj atij ylli. Një rrotullim të plotë Hëna e kryen për 27, 32 ditë, ashtu që pas kalimit të kësaj kohe prapë do të gjendet në të njëjtën pozitë ndaj atij ylli. Ky interval kohor, pasi të cilit Hëna prapë kthehet në të njëjtën pozitë ë ndaj yllit, quhet muaj yjor (siderik).

Intervali kohor ndërmjet fazës së njëjtë të një pas njëshme të Hënës quhet muaj sinodit. Muaji sinodit ka 29,5 ditë.

Lëvizja e vërtetët e Hënës. Hëna rrotullohet rreth Tokës sipas njëjtëve ligje me të cilat shpjegohet lëvizja e planetëve rreth Diellit. Rruga e Hënës është elipsë, njërën vatër të së cilës gjendet Toka. Elipsa sipas të cilës lëviz Hëna dallon mjaft nga elipsa e rrugës së Tokës, sepse është më e shtypur. Rruga e Hënës e ndërron vazhdimisht nga tërheqja e Diellit. Prandaj elipsa përshkruan Hëna herë është më pak e herë më tepër e zgjeruar. Natyrisht se i ndërron edhe shpejtësia në vartës prej largësisë nga Toka. Sa më afër Tokës aq më shpejt lëviz. Vlera mesatare e kësaj shpejtësie është afër 1 km/s. Gjithashtu ndërron edhe gjatësia e muajve: muaji sinodit, zgjatja mesatare e të cilit është 29d12h 44m, mund të jetë deri në 6 orë më i gjatë a më i shkurtër.

Boshti i rrotullimit të Hënës nuk qëndron normal ndaj rrafshit të rrugës së saj. Rrafshi i ekuatorit të saj më rrafshin e rrugës së vet mbyll këndin 60 38′

Sipas literaturës gjeografike – astronomike shihet se Hëna bën tri lëvizje kryesore: 1. Rreth boshtit të vet të paramenduar. 2. Rreth Tokës. 3. Dhe së bashku me Tokën rreth Diellit.

Zoti i madh`ruar për lëvizjen e Hënës në ajetet e më poshtme t` Kur’anit thotë:

“Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. (Rrahman 5)”

“As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë. (Ja Sin 40)”

“Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. (Enbija 33)”

“…Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar… (Lukman 29)”

“…Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar… (Zumer 5)”

FAZAT E HËNËS

Fazat e Hënës formohen si shkak i lëvizjes së Hënës rreth Tokës. Fazat e Hënës paraqesin formën, fazën dhe pozitën e hënës e cila ndryshon brenda 29 ditëve, 12 orëve e 44 minutave.

Ekzistojnë 4 faza kryesore: Hëna e Re, Katërshja e parë, Hëna e plotë dhe Katërshja e fundit. Një ose dy ditë pas perëndimit të Diellit në qiell vërehet një hark i ndritshëm në formë të draprit. Kjo pozitë quhet Hëna e re. Drapri i Hënës së re vazhdimisht rritet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave në qiell paraqitet gjysmë rrethi i ndritshëm. Kjo pozitë e Hënës quhet Katërshja e parë. Kur Toka gjendet midis Hënës dhe Diellit atëherë Hëna shihet e plotë ku formohet faza Hëna e plotë. Kjo fazë del natën në mbrëmje, ndriçon tërë natën dhe perëndon në mëngjes. Pas Hënës së plotë fillon të zvogëlohet dhe pas 7 ditëve, 9 orëve e 11 minutave paraqitet forma e gjysmërrethit që quhet Katërshja e fundit.

Zoti i madh`ruar për fazat e Hënës në Kuran thotë:

“Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë) (Jasin 39)”

Ky ajet vërteton të vërtetën, e ky është që shkaku i ndërrimit të pamjes së Hënës për çdo muaj, më të vërtetë është, ndërrimi i pozitave të caktuara të saj, që përsëri të kthehet si Hëna e re, për të cilën ajeti thotë: .

“Si thupra e pallmës së lakuar”

SHKËLQIMI I HËNËS

Edhe pse Hëna në Tokë rrezaton dritë, dhe duket e njëjtë si Dielli, ajo në fakt është një trup i erret dhe i ftohtë, shumë më i vogël se Diell i cili rrotullohet rreth Tokës e bashkë më Tokën rrotullohet rreth Diellit. Rrezatimi i dritës së Hënës nuk rrjedh nga vetë hëna, por është rrezatim i reflektuar i Diellit, dhe pjesërisht rrezatim i errët i sipërfaqes së ngrohur të tij.

Shkëlqimin e Hënës, Zoti xh.sh. e përshkruan përmes ajeteve kuranore në të cilat thotë:

“Ai e bëri Diellin shndritës, e Hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. (Junus 5)”

I lartësuari ka thënë:
“Dhe në ta Hënën e bëri dritë, Diellin e bëri ndriçues. (Nuh 16)”

Nga ajetet e mëparshme e vërejmë dallimin në mes të dritës së Diellit dhe dritës së Hënës. Të gjitha ajetet e Kur’anit, Diellin e përshkruajnë si dritën flakëruese dhe ndriçuese, kurse Hënën nuk e përshkruajnë si kandil ndriçues, por si dritë, e cila jep dritë. Çfarë është dallimi mbi të cilin flasin ajetet? A ekziston në Kuran sqarimi i këtij dallimi? Përparimi shkencor ka vërtetuar që drita e Diellit vetvetiu është dritë – kandil, e që Hëna nuk ndriçon vetvetiu, por që është e ndriçuar me dritën e Diellit (andaj reflekton dritë).

Referenca

1. Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA për klasën e IV të shkollave të mesme, BOTIMI I TRETË, ENTI I TEKSTEVE DHE MJETEVE MËSIMORE I KOSOVËS, Prishtinë 1994, faq. 45,

2. KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Shtëpia Botuese LIBRI UNIVERSITAR, Tiranë 1996, faq. 12,

3. Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA……….. faq. 45,

4. Po aty, faq. 45,

5. Po aty, faq. 45, 6. http://www.sokol58.com/Astronomia/Hëna/Hëna dhe%20fazat%20e%20saj.html,

7. Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA E KRIJUSIT, Botoi shtypshkronja: PHOENIX, Prishtinë 2000, faq. 429, 8. http://nineplanets.org/luna.html,

9. Dr. Marko Milosavleviq, METEROLOGJIA, BOTIMI I TRETË, ENTI I TEKSTEVE DHE MJETEVE MËSIMORE I KRAHINËS SOCIALISTE AUTONOME TË KOSOVËS, PRISHTINË, 1986, faq. 20,

10. Dr. ABDUL – MEXHID EZ ZINDANI, NJËSHMËRIA,………..f. 457.