Drejtësia është prej detyrimeve më të mëdha, të urdhëruara nga Allahu i Lartësuar.
Vetë Allahu na ka lajmëruar, se i do ata që mbajnë drejtësi.
Allahu na urdhëron për drejtësi dhe bamirësi.
“Në të vërtetë Allahu urdhëron drejtësinë, bamirësinë dhe ndihmën për të afërmit…” En-Nahl, 90.
Ai na urdhëron të mbajmë drejtësi, sepse Ai i do njerëzit e drejtë.
“Vërtetë Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi.” El-Huxhurat, 9.
Allahu na ka urdhëruar që të jemi të drejtë, kur flasim dhe kur gjykojmë.
“Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj.” El-En’am, 152.
“Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejtë.” En-Nisa, 58.
Prandaj muslimani kujdeset që të jetë i drejtë me thëniet, gjykimet dhe në të gjitha veprat e veta, derisa drejtësia të kthehet në moral dhe shprehi për të.
Nderi dhe respekti që i bën Allahu i Lartësuar kësaj kategorie njerëzish në botën tjetër është: ashtu siç na ka lajmëruar i dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam-.
I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“Njerëzit e drejtë do të jenë në minbere drite, në të djathtë të Allahut të Gjithëmëshirshëm. Të dy Duart e Tij janë të djathta. Këta njerëz janë ata që mbajtën drejtësi në gjykimet e tyre, në familjet e tyre dhe në postet që morën në përgjegjësi.” Muslimi.
“Mëso fenë tënde”
Burimi i Jetës