Shkurtimisht – pozita e tezes në Islam
Kam medituar në hadithin e Muhamedit, alejhi selam: “Tezja është në vend të nënës” – ah, sa madhështore.
Pastaj, unë kam hasur në një hadith edhe më të çuditshëm se ai: ka ardhur një njeri tek Muhamedi, alejhi selam, dhe i ka thënë: “o dërguari i Allahut, unë kam bërë një mëkat të madh, a ka pendim për mua?”
I dërguari i tha: “A e ke nënën?”
Tha: Jo.
I dërguari i tha: “A ke teze?”
Tha: Po.
Tha i dërguari: “Respektoje atë.”
Vizitoni tezet e juaja, nuk është vizita e tyre vetëm bamirësi, por është edhe falje e mëkateve.
Allahu Ekber
Përkthim: Valdet Kamberi