Por ka një dallim

0
541

 

Para ca netëve, duke u kthyer në shtëpi në rrugë takove tre njerëz duke ecur.. i pyeta pse po ecin në kembë në këto orë të vonshme?

Njëri prej tyre tha:kemi qenë të ftuar në nji restoran dhe kemi ngrënë shumë andaj duhet tê ecim pak.

Thash mirë pra. Por ju ma kujtuat një rast! Kur një natë të dërguarin s.a.w.s.nuk e zinte gjumi nga uria dhe ai kishte dalur nga shtëpia, ecte rruges së Medines ku papritmas i takoi Ebu bekrin dhe Omerin r.a.dhe ata e pyetën:o i dërguar, cka ju nxorri nga shtëpia në këto orë të vonshme?Ai u përgjigj:më nxorri mua ajo që ju ka nxjerrë edhe juve.

Pra ata kishin dalur nga shtëpia që të ecin por edhe ju keni dalë që të ecni.Por ka një dallim, ata dilnin nga shtëpitë e tyre për shkak të urisë, e ju keni dalur për shkak të ngopjes.


O Zot,na bën prej atyre,që kur ushqehemi,të mos e teprojemë,dhe për begatitë Tua,vetëm Ty të falënderojmë.

Dr. Zekerija Bajrami