Ballina Zgjodhëm për ju. PO NUK PATE TURP, BËJ Ç’TË DUASH!

PO NUK PATE TURP, BËJ Ç’TË DUASH!

PO NUK PATE TURP, BËJ Ç’TË DUASH!

Turpi është degë nëpërmjet së cilës manifestohet imani. Mu për këtë ka ardhur porosia e fuqishme profetike për të kultivuar këtë virtyt i cili sjell shumë dobi dhe përfitime në jetë.
Mund të duket gjë e thjeshtë por e vërteta interesante qëndron në faktin se turpërimi ishte porosi e të gjithë të dërguarëve për popujt e tyre. Pra, është porosi hyjnore për njerëzimin të cilën ata, ndër gjërat e rralla e kanë trashëguar dhe përcjellur breza e gjenerata.
Thotë i Dërguari i Allahut:
“Gjëja e fundit që është trashëguar nga porositë e hershme profetike është: Nëse nuk turpërohesh, bëj çfarë të duash.” (Buhariu)
Këtë e kanë përcjellur njerëzit edhe pa e ditur se është porosi e kahmotshme profetike. Si duket, kjo është ndër pikat e shumta ku takohet shpallja me natyrshmërinë dhe arsyen.