Piramidat dhe biseda e Kuranit rreth tyre

0
266

Hulumtuesit francezë dhe ata amerikanë konfirmojnë se gurët e mëdhenj që i kanë shfrytëzuar Faraonët për ndërtimin e piramidave thjesht janë “qerpiçë” (tulla) që janë ngrohur në një temperaturë me shkallë të lartë. Për këtë ka folur edhe Kurani me një përpikëri të lartë ku Allahu i Lartësuar në gjuhën e Faraonit thotë: “Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait. Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!” (Kasas, 38)

Këtë të vërtetë e konfirmojnë shkencëtarët e mëdhenj në Amerikë dhe në Francë. Është bërë paraqitja e fotove të mikroskopit elektronik të mostrës së gurëve të piramidave dhe shkencërisht është vërtetuar se ndërtimi i kullave të larta (pallateve madhështore) mbështetej mbi qerpiçët, plotësisht ashtu siç është përmendur në Librin e Allahut të Lartësuar. Ky është një sekret që e kanë fshehur Faraonët, mirëpo Allahu i Lartësuar i di sekretet e edhe më të fshehtat. Prandaj, Kurani na ka folur për këtë që të jetë argument që dëshmon për vërtetësinë e këtij Libri Madhështor.

Përshtati: Almedin Ejupi

Për më tepër shih:

Tom McNeese, The Pyramids of Giza, San Diego: Lucent Books, 1997

David Macauly, Pyramid, Boston: Houghton Mifflin Company, 1975

Joseph Davidovits and Margie Moris, The Pyramids An Enigma Solved, New York, Hippocrene Books, 1988.

Wm. R. Fix, Pyramid Odyssey, New York: Mayflower Books, 1978

Michael O’Neal, Pyramids, San Diego: Greenhaven Press, 1995

http://www.livescience.com/history/070518_bts_barsoum_pyramids.html

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here