PËRSE NUK FALESH

0
236

– A e di se Allahu te urdhëron me namaz? Thotë Allahu s.w.t حَافِظُواْ عَلَى الصَّلَوَاتِ والصَّلاَةِ الْوُسْطَى وَقُومُواْ لِلّهِ قَانِتِينَ “Vazhdoni rregullisht namazet [faljet],e edhe atë namazin e mesëm dhe ndaj Allahut te jeni respektues [ne namaze]”.(Bekare 238)
– A e di se namazi ishte porosia e Muhammedit a.s kur u nda nga kjo dunja? Thoshte Muhammedi a.s ne momentet kur po përsëriste frymëmarrjet e fundit “Namazi, namazi [kujdesuni për te] dhe ata qe i keni ne duart tuaja [robërit e robëreshat]”.
– A e di se namazi është çelës i çdo hajri?Thotë ibnul Kajjim el Xhevzijje r.a “Namazi është sjellës i rizkut,ruajtës i shëndetit,largues i te keqijave, pengues i sëmundjeve, force për zemrën, zbardhës i fytyrës,kënaqësi e shpirtit,eliminues i përtacisë,aktivizues i gjymtyrëve,shtim i forcës,zgjerues i gjoksit, ushqim shpirtërore,ndriçues i zemrës,ruajtës i begative,largues i ndëshkimit,sjellës i bereqetit,largues nga shejtani dhe ofrues për tek Rrahmani [Allahu s.w.t]”.
– A e di se Allahu s.w.t është i pastër [hjek dore] nga lënësi i namazit?Thotë Pejgamberi Alejhi selam”Mos e braktis namazin me qellim sepse ai qe e braktise atë me qellim është larguar prej tij siguria dhe ruajtja e Allahut dhe te dërguarit te Tij”.
– A e di se Muhammedi a.s lenesin e namazit e përshkroi me pabesim? Thotë Muhammedi a.s “Ne mes njeriut dhe kufrit është lenia e namazit”.
– A e di se ai qe nuk falet nuk i lejohet te martohet me muslimanen [e cila falet] dhe se kurora e tij me një muslimane qe falet është e prishur?
– A e di se ai qe nuk falet nuk varroset ne varrezat e muslimaneve?
– A e di se si ndëshkohet lënësi i namazit ne varrin e tij? Thotë Muhamedi a.s “[natën e israse dhe miraxhit] Unë u nisa me ata (melekët) derisa arritëm te një njeri i shtrirë, dhe një tjetër i cili i rrinte afër me një gurë të madh. U habita kur ky njeriu lëshoi gurin mbi kokën e tjetrit dhe ia çau kokën. Guri rrotullisej deri në një vend dhe ky shkonte prapë për ta marrur gurin, e gjatë kësaj kohe, koka e tjetrit u kthente në formën e parë. Pastaj prapë kthehej te ai dhe ia bënte ashtu siç i bëri herën e parë. Thashë [nga habia]: SubhanAllah! Kush janë këta te dy? Tha Xhibrili : Ai është njeriu qe flinte e nuk i falte namazet e obliguara”.
– A e di se gjeja e pare për te cilën pyetesh para Allahut s.w.t është namazi? Thotë Muhammedi a.s “Gjëja e pare për te cilën pyetet robi ditën e gjykimit është namazi. Nëse llogaria për te është e mire te gjitha veprat tjera janë te mira e nëse [llogaria] është e keqe atëherë tere veprat e tij janë te këqija”.
– A e di se lënësi i namazit ne ditën e gjykimit ringjallet me faraonin? Thotë Muhammedi a.s” Kush kujdeset për te[namazin] do te jete drite dhe argument për te ditën e gjykimit e kush nuk kujdeset për te nuk do te jete drite e as argument e as nuk do te ketë shpëtim për te ndërsa ditën e gjykimit do te ringjallet me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubejj Ibni Halefin “.
– A e di se lënësi i namazit do te jete bashke me kriminelet ne xhehennem? Thotë Allahu s.w.t “كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ {38} إِلَّا أَصْحَابَ الْيَمِينِ {39} فِي جَنَّاتٍ يَتَسَاءلُونَ {40} عَنِ الْمُجْرِمِينَ {41} مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ {42} قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ Secili njeri është peng i veprës se vet.Përveç atyre te djathtëve. Qe janë ne xhennete e i bëjnë pyetje njeri tjetrit.Perkitazi me kriminelet [e u thonë]:Çka ju solli ne Sekar[xhehennem]? Thonë: Nuk ishim prej atyre qe faleshin[bënin namaze].” (Muddeththir 38-43)
E pas tere kësaj …perse nuk falesh ?
Ti je i lire te zgjedhësh! Ose rrugën e Allahut ose rrugën e shejtanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here