PËRSE NUK FALESH?

0
223

Ubade ibën Samit radijAllahu anhu tregon duke thënë: “Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem) të thotë: “Janë pesë namaze të cilat Allahu i bëri të detyrueshme. Kush merr abdes siç duhet, i fal ato në kohët e tyre, është i plotë në rukutë, sexhdet dhe në përulësi, ka garanci nga Allahu se do ta falë; kush nuk vepron kështu, nuk ka kurrfarë garancie nga Ai: nëse do e fal, e nëse do e ndëshkon.” (Sahihul-Xhami : 3242

O rob i Allahut! Çfarë të pengon që disa minuta të caktuara t’i kalosh në namaz dhe me to ta blesh mëshirën e Allahut dhe fitoren në Xhenete? Allahu thotë: “Njerëzit dhe xhinët i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” (51/56).

Ai me mëshirën e Tij nuk na ka bërë namazin si të detyrueshëm në shumicën e kohës, por vetëm pesë namaze të lehta e me rekate të pakta, që tek Allahu janë të mëdha. Blije dynjanë dhe ahiretin tënd me namaz, sepse ai është shkak për shtim të riskut, për shëndet dhe është çelës për çdo të mirë. Falu para se të tjerët ta falin ty namazin!

keshilla_te_dobishme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here