PËRGËZIME ME XHENET PËR PRINDËRIT QË EDUKOJNË VAJZAT E TYRE

0
209

Nga Ukbete ibën Amir radijAllahu anhu përcillet të ketë thënë, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush ka tri vajza dhe bënë durim ndaj tyre,dhe i mirëmbanë nga pasuria e tij, do të jenë për të mburojë nga zjarri (i Xhehenemit).” (Sahih – El-Edebul-Mufred).

Në transmetimin e ibën Abasit radijAllahu anhu ka ardhur: “Nuk ka musliman që ka dy vajza dhe është i mirë në shoqërimin (dhe edukimin) e tyre, vetëm se ato do ta fusin në Xhenet.” (Hasen Ligajrihi – Sahih – El-Edebul-Mufred).

Nga këto dy hadithe madhështore na bëhet e qartë se edukimi i vajzave ka një shpërblim shumë madhështorë dhe të veçantë te Allahu i Lartësuar, një shpërblim që për synim e ka çdo besimtarë, pra hyrja në xhenet. Jeni të kujdesshëm në edukimin e vajzave tuaja në mënyrë që ato të jenë shkaktare që në ditën e kiametit të jesh prej të shpëtuarve, prej atyre që do të futen në xhenet nga ana e Allahut për mirësinë dhe edukimin që kanë bërë ndaj vajzave të tyre derisa ishe në këtë botë.

Poashtu hadithi trekon vlerën dhe pozitën që ka vajza muslimane në fenë islame dhe njëherit tregon për vlerën dhe mirësitë e edukimit në familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here