PËRBËRËSIT ELEMENTAR PËR NJË MËNGJES TË SHËNDETSHËM

0
172

Mëngjesi është prej vakteve të domosdoshme për balancimin e të ushqyerit, prandaj mos e humb këtë vakt sepse është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe i siguron energji organizmit.

Mëngjesi i shëndetshëm duhet të përmbajë: niseshte, fibra, proteina, vitamina dhe yndyrna te pangopura. Të gjitha këto elemente gjenden në ushqimet e mëposhtme:

1. Qumështi dhe produktet e tij; kosi e gjiza, janë burim i rëndësishëm i kalciumit, i cili luan rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave.

2. Agrumet e plota: buka e grurit të plotë (të parafinuar, buka e zezë). Këto sigurojnë sasi të mjaftueshme të niseshteve që i japin fuqi dhe energji organizmit, si dhe fibrat që ngadalësojnë procesin e tretjes, duke pakësuar kështu ndjesinë e urisë gjatë ditës së punës. Përveç kësaj, fibrat luajnë rol të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.

3. Proteinat i gjejmë te veza, gjiza, salca e kosit, batha etj. që ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes deri në vaktin e drekës.

4. Frutat: banane, portokall, mollë, lëngjet e freskëta të frutave, perimet si kastraveci, domatet, etj. të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale që mbrojnë organizmin nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet kronike.

5. Mjalti i bletës, hurma arabe.

6. Pirja e dy gotave ujë në mëngjes, është shume e dobishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here