Pendimi i Malik ibn Dinar

0
535

Historia e Malik ibn Dinar-Allahu e mëshiroftë, është interesante edhe atë për shumë shkaqe…
Maliku ishte nga muslimanët më të prishur të kohës së tij, mashtronte njerëzit dhe jetonte një jetë të shthurur. I lindi një vajzë dhe Allahu i futi në zemër një dashuri të madhe për Fatimen e vogël. Filloi ai ta rregullonte jetën e tij por vajza e vogel vdiq në moshën 3 vjeçare (Allahu e meshirofte). I thyer nga hidhërimi i tepërt sdinte çfarë të bënte. Një nate pa në ëndërr shejtanin që i tha sa ishe i prishur nuk të ndodhi gjë, por sa fillove të drejtohesh shiko çfarë të ndodhi. I depresionuar ju kthye perseri alkolit aq shume pinte sa që humbte vetëdijen. Nje natë gjys i dehur e gjys koshient pa një enderr. Sikur të gjithe njerëzit kishin dalë të jepnin llogari para Allahut. Atij qe i thirrej emri i binte të fiket nga frika. Ai mundohej tu arratiste ku të gjente vend por ishte e pamundur. Mbrapa tij ndersa ai vraponte ishte një gjarpër i madh, gjigant që donte ta gelltiste. Kërkonte ndihmë por të gjithe e shtynin tutje. Pa nje burrë plak e të dobet, e luti për ndihmë por ai i tha se smund ta ndihmonte dot. Papritur pa nje grup fëmijesh që po dilnin dhe kërkonin prindërit e tyre, filloi të thërriste o Fatima, o Fatima! Pranë i erdhi vajza e vet që e shpëtoi atë nga gjarpëri. Pastaj ajo i tha :”A nuk ka ardhur koha për ata që besuan që të friksohen (dridhen) zemrat e tyre ndaj dhikrit të Allahut dhe ndaj asaj që është zbritur me Hak?”(Hadid:16)
Kurse pasi shpëtoi Maliku e pyeti vajzën e tij: Oj Fatima kush është ai gjarpëri oj bija ime? – Ajo i tha: Jane gjynahet e tua. – Dhe kush eshte ai plaku? – Janë punët e mira të tua por që stë ndihmojnë dot. U ngrejt i tmerruar Maliku nga gjumi pas kësaj ëndre dhe duke qarë mori gusul, bëri teube dhe vrapoi për në xhami. Erdhen xhemati dhe pasi imami lexoi Fatihane filloi te lexonte suren Hadide prej ajetit 16, :”A nuk ka ardhur koha… Që prej asaj dite e deri në fund të jetës së tij Malik ibn Dinar jetoi një jetë shembullore, duke lënë një literature me kaliber kolosal per myslimanet dhe një adhurues i denjë i Allahut.
Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit të parëve tanë të mirë”