Fudejl Bin Ijjadi,njeri prej bemiresve te medhenje…Me pare vidhte dhe sulmonte karvanet naten. Merrte me vete sëpaten dhe thiken dhe ua priste rrugen karvaneve naten duke i plackitur. Ishte i guximshem dhe trupforte. Njerzit e keshillonin njeri tjetrin ne rruge e thonin: Keni kujdes nga Fudejli,ndersa grate, per t’i qetesuar femijet e tyre naten iu thoshin: Heshte ose vie Fudejli!
Kam degjuar nje tregim prej nje njeriu,qe është penduar tek Allahu,subhanehu ve teala, por tani rrefente per tregimet e injorances se tij.Ishte i vjeter,mendoj se arrinte te 100-tat. Tregon e thote: Zbritem ne nje lugine,kur ja erdhi nje grua,e cila lutej kunder lopes se vet e thoshte: Allahu t’a mbizotrofte filanin !,duke ia cekur ketij emrin.Tha:Pasiqe e mjeli,shkova dhe e morra lopen per litari dhe keshtu duaja shkoi ne vend.Disa njerez ndodhe te njifen me gjera te tilla,saqe -Allahu na ruajt- mirren edhe shembull,sic e morri gruaja Fudejlin shembull tek femiu i saj e tha: Hesht ose vie Fudejli !
Ja Fudejli,duke u ngjitur shkalleve ne mur,deshironte t’a vidhte pronarin e shtepise. E ngriti koken dhe shiqoi, kur ja, ai ishte plak i vjeter,qe prane vetes kishte mus-haf,te cilin e kishte hapur dhe i drejtuar drejt Kibles prane nje qiriu te vogel, lexonte Kur’anin dhe qante…
Shiqo dallimin ne mes te atyre dy jeterave: Ky është grabites,nuk falet,nuk agjeron,nuk ben ibadet,dhikr…Ndersa ky lexonte ajetet ” A është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.(Rr’ad 19),dhe ” (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.( Zumer 9)
U ul Fudejl dhe shiqonte se cfare po ben ky plak i vjeter,i cili lexonte Kur’anin dhe qante.Prane vetes kishte nje vajze, e cila ia pregadiste darken.Deshi t’a vidhte madje kishte mundesi,sepse ishte i forte ndersa plaku nuk mund ta mbroje veten…Gjate leximit plaku kaloi prane ketij ajeti “ A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.(Hadid 16)
Shiqoi Fudejli drejt qiellit e tha: O Zoti im! Une pendohem tek Ti prej kesaj nate! Zbriti,shkoi u pastrua,veshi rrobat dhe shkoi ne xhami,ku qau deri ne mengjes…
Allahu,subhanehu ve teala, ia pranoi pendimin madje e beri Imam per ibadete ne te Dy Haremet…Me pare hajn ndersa tani imam i Dy Haremeve…Imam i Qabese dhe i Xhamise se Pejgamberit,Alejhi selam,…Saqe edhe Abdullah Bin Mubareku i kishte thënë ne poezi:
O robi i dy haremeve po te na shihje
Do ta dije se ti me ibadetin tend luan
Kush është ai qe faqet e tij lagen nga lotet
( sepse ) qafat tona lagen nga gjaku
apo e ka lodhur kalin e tij ne kotësi
ndersa kuajt tane lodhen ne mengjes
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
marre nga www.emanway.com