Pejgamberi (s.a.u.s.) pëlqente të hante këto lloje të ushqimeve

0
242

Pejgamberi (s.a.u.s.) pëlqente të hante ëmbëlsira dhe mjaltë. Pa dyshim që mishi, ëmbëlsirat dhe mjalti janë nga ushqimet më të mira për trupin, për mëlçinë dhe për organet e tjera. Ngrënia e tyre ka një ndikim të thellë në ruajtjen e shëndetit dhe të fuqisë, dhe kjo është arsyeja që konsumi i këtyre ushqimeve dëmton vetëm ata që janë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje. Pejgamberi (s.a.u.s.) e hante bukën të shoqëruar me çfarëdolloj mëlmese të gjendshme. Ndonjëherë, hante bukë me mish dhe thoshte: “Ky është ushqimi më i mirë që njerëzit shijojnë në këtë dynja, dhe një nga ushqimet më të mira që ekzistojnë në ahiret”, sikurse e përcjell Ibn Maxhe e të tjerë. Ndonjëherë, ai e shoqëronte bukën me shalqi, e ndonjëherë me hurma të thata. Njëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) vendosi një hurmë të thatë mbi një copë buke elbi dhe tha “Kjo (hurma) është mëlmesa e kësaj (bukës).” Buka e elbit është e thatë dhe e ftohtë, ndërsa hurma – sipas mendimit më të saktë – është e lagësht dhe e nxehtë. Kështu, shoqërimi i tyre me njëra-tjetrën është një nga zgjedhjet më të mençura, sidomos për ata që janë mësuar me një ushqim të tillë, siç janë banorët e Medinës.

Njëherë, Profeti e ka shoqëruar bukën me uthull dhe ka thënë: “Sa mëlmesë e mirë është uthulla!” Ky vlerësim për uthullën u bë sepse, në atë çast, vetëm ajo gjendej në shtëpi, dhe jo sepse uthulla është ushqimi më i mirë, siç mendojnë disa injorantë. Sipas hadithit, Pejgamberi (s.a.u.s.) shkoi te njëra prej grave të tij dhe e pyeti në kishte mëlmesë për bukën që ajo i kishte dhënë. Kur ajo i tha se kishin veç uthull, Pejgamberi (s.a.u.s.) tha: “Sa mëlmesë e mirë është uthulla!”

Shoqërimi i bukës me diçka tjetër ndihmon në ruajtjen e shëndetit, ndryshe nga ngrënia e vetëm një lloji ushqimi. Mëlmesat quhen kështu, sepse kur ia shton ato bukës, buka shijon më mirë dhe ushqimi ndihmon në ruajtjen e shëndetit. Përveç kësaj, Pejgamberi (s.a.u.s.) hante frutat e vendit të tij, në kohën e tyre të pjekjes, dhe kjo është një nga mënyrat më të mira të ruajtjes së shëndetit. Urtësia e Allahut ka dashur që çdo truall të ketë frutat e veta, të cilat, kur piqen, janë të përshtatshme dhe të dobishme për atë vend. Ngrënia e këtyre frutave i ndihmon njerëzit të ruajnë shëndetin e tyre, madje ato shërbejnë edhe si shumë ilaçe. Nga ana tjetër, ata që nuk i hanë frutat e vendit të tyre kanë për të qenë gjithmonë ndër njerëzit më shpesh të sëmurur dhe ndër ata që janë më larg shëndetit të mirë. Lagështia që përmbajnë frutat është tregues i nxehtësisë së volitshme të stinës dhe të tokës. Në një situatë të tillë, stomaku është në gjendje që t‟i përpunojë frutat dhe t‟i rezistojë dëmit të tyre, nëse njeriu nuk i ha ato me tepri, duke e detyruar trupin të durojë atë që nuk mund të durohet. Po ashtu, ushqimin që stomaku e ka në tretje e sipër, njeriu nuk duhet ta prishë duke ngrënë fruta apo duke pirë ujë në të njëjtën kohë. Frutat duhet të hahen vetëm pasi ushqimi është tretur plotësisht, në mënyrë që të parandalohet kapsllëku. Për ata që i konsumojnë në mënyrën, kohën dhe në rrethanat e duhura, frutat shërbejnë vërtet si ilaçe e mjekim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here