Home Zgjodhëm për ju. Pasojat për atë që ndërpret agjërimin e Ramazanit

Pasojat për atë që ndërpret agjërimin e Ramazanit

Ibën Abasi transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Thelbi i vërtetë i Islamit dhe bazat e fesë mbi të cilat ngrihet Islami janë tre.Kush lë njërën prej tyre është jobesimtar dhe gjaku i tij ligjërisht mund të derdhet. Ato janë: Dëshmia se Zoti është një, falja e namazit dhe agjërimi i Ramazanit”.Transmetohet nga Ebu Jala dhe Dejlemiu.Dhehebiu e konsideron hadithin të vërtetë.

Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Nëse dikush e ndërpret agjërimin e një dite gjatë muajit të Ramazanit, pa pasur ndonjë arsye për të cilën Allahu do ta falë, nuk do të mund ta zëvendësojë atë ditë, edhe nëse agjëron gjithë jetën e tij”.Transmeton Ebu Daudi, Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu.

Buhariu kujton nga Ebu Hurejra në formën “marfu’a”: “Kush e ndërpret agjërimin e muajit të Ramazanit pa pasur një arsye të pranueshme ligjërisht apo pa qenë i sëmurë, ai nuk mund ta zëvendësojë atë ditë, edhe nëse agjëron tërë jetën e tij”.Këtë e ka thënë edhe Ibën Mesudi.

Dhehebiu thotë se sipas besimtarëve të qëndrueshëm, ai që e lë agjërimin e Ramazanit, pa qenë i sëmurë, konsiderohet më i keq se ai që bën imoralitet apo ai që pi alkool. Në fakt, ata hedhin dyshime mbi Islamin e tij dhe mendojnë se ai mund të jetë nga ata që nuk janë muslimanë dhe nga ata që e shkatërrojnë realisht Islamin.

Previous articleTë vizitosh dhe t’i mbash lidhjet familjare, kur ata bëjnë gjynahe haptazi dhe përqeshin ndonjë aspekt të fesë
Next article10 veprat qe mund ti besh ne dhjete diteshin e fundit te Ramazanit