Pas vështirësisë vjen zgjidhja

0
499

Nuk mund ta harroj natën kur e dërgova gruan time në spital për lindje. Ishte në gjendje
shumë të keqe. Ishte berë për ta ngushëlluar.

Pasi që arritëm ne Spital, nxituan motrat dhe infermieret me nje letër që do të duhej ta nënshkruaja per të kryer lindjen me operacion pasi që ndryshe nuk mund të bëhej. Pas lindjes me lajmëruan se djali im do të qëndronte në spital për disa ditë për shkak lëndimeve që ka pësuar gjate lindjes.
Respektivisht, nuk kishte mundur të thithte oksigjen gjate operacionit sikur që kishte
pësuar edhe një pneumoni të rendë.

Sikur keto nuk mjaftuan dhe pas dy ditësh mjeku më merr në telefon dhe më tregon se gjendja e tim bir është përkeqësuar shumë dhe se vetëm Allahu i Madheruar mund ta shpetonte atë.
Po në rast se shërohet, do të ngel me ndonjë pasojë?- e pyeta. Per shkak të dëmtimit të trurit gjatë operacionit mund të ketë defekte: zhvillimin të ngadalësuar psikik dhe nervor – me tha.

Këto lajme me çorientuan. Nuk dija nga t’ia mbaj. Ecja sikur të isha i pa koke. Më
kujtoheshin dhimbjet e gruas në shtëpi, në spital dhe ja tash, prape lindje me probleme.
Në kete gjendje përkujtova se çdo gjë është në dorën e Allahut te Madheruar dhe jo të
njerëzve, kështu që mora abdes, i fala dy rekate dhe e luta Allahun me gjithë zemër të
me ndihmonte.

Të nesërmen shkova në Spital ndërsa takova në korridor një infermiere e
cila me tha: Nesër do të lëshohet biri juaj. Gjendja e tij është përmirësuar për 180
shkallë. E vizitova gruan time ndërsa mora lajmin se ajo lëshohej sot nga Spitali.
Sot, biri im jo vetëm që është shëndoshë e mirë por gëzon nivel zgjuarsie shumë më te
madhe se sa mosha që ka.

Dhimbja dhe vështirësitë shkuan falë dy rekateve të çiltra që fala për Allahun e
Madhëruar e Madhëruar!

Përshtati: Sedat ISLAMI