Nuk mjafton !

0
498

Nuk mjafton vetëm që ti shkruajmë idetë dhe nuk mjafton vetëm që të mahnitemi me to, sepse gjendja në tokë nuk ndryshohet pa punë dhe pa sakrificë, të pasurisë dhe mundit dhe kohës.

Muslimani është i detyruar të vepron dhe të punon atë që ka mundësi ta vepron.

Prandaj;

1. Tento që të mos kalon një ditë pa mos dhënë lëmoshë edhe nëse është pak.

2. Kyçu nëpër shoqata humanitare dhe vepro me ta dhe jepe mundin tënd për njerëzimin në përgjithësi e për muslimanët në veçanti.

3. Nëse nuk gjen me kë të punosh formoje vet një ekip pune ku me ta do të veprosh dhe njerëzit do t’i mësosh atë që kanë nevojë për ta mësuar dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë do t’u ndihmosh.

4. Ki kujdes nga paaftësia dhe nga ajo ta burgosësh veten nga frika e dështimit.

5. Çdo fillim është i rëndë dhe me gjëra të vogla, mirëpo sinqeriteti dhe vepra e vazhdueshme e bën që Allahu të bekon dhe ta lehtëson atë të rëndën dhe ta zmadhon të voglën.

6. Hulumto nëpër libra dhe faqe interneti që të shohësh shembuj të shumtë të projekteve të suksesshme ku ato do ta mundësojnë që të përfitosh në formimin e një projekti tëndin të veçantë.

7. Armiku yt punon e ti mos e kundërshto projektin e tij me ankesa dhe fjalë të kota, po puno.

Mos harro;

Gjendja e këtij umeti nuk ndryshohet përveçse me punë të vazhdueshme dhe të përpiktë nga të rinj që nuk e njohin pesimizmin e as lodhjen.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU