Nuk lejohet vonimi i kyerjes së Haxhit për atë që ka mundësi

0
169

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Haxhi është një nga shtyllat e Islamit. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Feja Islame është ngritur mbi pesë (shtylla): Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut (Qabe). Buhariu me nr. (8) dhe Muslimi me nr. (16)

Kush ka mundësi (financiare dhe trupore) e ka detyrë të nxitojë në kryerjen e haxhit dhe s’i lejohet atij vonimi i tij. Ngase origjina te urdhëresat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është nxitimi në kryerjen (përmbushjen) e tyre.

Njeriu nuk e di se çfarë mund t’i shfaqet (ndodh) nesër. Sot ai mund të jetë i pasur, ndërsa nesër i varfër, sot i shëndetshëm ndërsa nesër i sëmurë, sot mund të ketë mundësi, ndërsa nesër është i pamundur, sot është i gjallë dhe nesër mund të vdes. Prandaj le të shpejtojë në kryerjen e haxhit.

Askujt nuk i lejohet ta vonojë kryerjen e haxhit duke qenë detyrë për të (për shkak se plotëson kushtet). Madje prijësi i besimtarëve Umeri radijAllahu anhu ka thënë: “Kam menduar të dërgoj disa njerëz nëpër këto vende dhe të shohin se kush ka mundësi nga ana financiare dhe nuk e kryen haxhin, t’i marrin xhizjen. (taksën që paguajnë jomuslimanët në shtetin islam, për të jetuar në të në paqe). Ngase ata nuk janë muslimanë, ata nuk janë muslimanë”.[1]

Sherh Mishkatul-Mesabih vëll. 2

Përktheu: Unejs Sheme

[1] E ka nxjerr Ebu Bekr el-Khalali në “Es-Sunneh” (5/44 me nr. 1571) dhe përafërsisht me këtë tekst El-Bejhaki në “Sunenul Kubra” (4/546) etheri (8661) etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here