“Një dijetar është më i rëndë për shejtanin se sa 1000 adhurues”

0
201

“Një dijetar është më i rëndë për shejtanin se sa 1000 adhurues” Ibnul Kajjim në “Miftah daris seadeh”, pasi sqaron se ky nuk saktësohet si hadith, thotë se ajo është fjalë e sahabëve, ose e dikujt prej tabiinëve. Dhe kuptimi i saj është i saktë. Sepse dijetari prish kurthet që ngre shejtani dhe shkatërron ato që ndërton ai, prandaj sa herë që ai (shejtani) dëshiron të ngjallë një bidat, apo të zhdukë një sunet, dijetari e ndalon, prandaj nuk ka gjë më të rëndë për shejtanin se ekzistenca e një dijetari në mesin e muslimanëve. Dhe nuk ka gjë më të dashur për shejtanin se sa largimi i një dijetari nga rradhët e ummetit, që të ketë mundësi ta shkatërrojë fenë dhe ta humbasë ummetin.

Ndërsa kulmi i asaj që mund të arrijë adhuruesi është të përpiqet të shpëtojë prej tij në vetvete, e sa e largët (sa e vështirë) është kjo për të!”
Vetëm nëse Allahu me mëshirën e Tij e shpëton prej dëmit të shejtanit.
Përmendëm më parë, prej fjalëve të autorit (Ebu Bekr el Aaxhurrij – Allahu e mëshiroftë) se: ‘Me edukimin e mirë të tyre (dijetarëve) përmirësohen adhuruesit.’

Darimiu transmeton në “Sunenin” (e tij) se Uehb ibn Munebbih – Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Një mexhlis ku shpërndahet dituri është më i dashur për mua se e gjithë kohëzgjatja e tij e kaluar në namaz (vullnetare/ nafile). Sepse ndoshta ndonjëri prej tyre (të pranishmëve), mund të dëgjojë një fjalë dhe të përfitojë prej saj një vit të tërë, apo gjithë jetën që i ka mbetur!” Prandaj nuk ka gjë më të dashur tek Allahu pas farzeve (detyrimeve fetare) se sa përpjekja për kuptimin e fesë ashtu siç duhet.

Shejkh Abdurrazzak el Bedr – Allahu e ruajtë – shpjegimi i librit “Morali i dijetarëve”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here