NËSE TË PËLQEN VETJA…?

0
266

“…të të pëlqejë vetja, e kjo është më e rënda prej tyre.”

Të të hyjë vetja në qejf dhe të jesh mendjemadh është prej gjërave më shkatërruese. Për këtë arsye Allahu i Lartësuar thotë:

“Atë vend të përjetshëm (xhenetin) e kemi bërë vendbanim të atyre që nuk duan mendjemadhësi e as ngatërresa në tokë e përfundimi i mirë u takon atyre që janë të ruajtur prej mëkateve.” (Kasas 28, 83)

Ai gjithashtu thotë:

“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve dhe mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh që shumë lavdërohet.” (Lukman 31, 18)

I Lartësuari gjithashtu thotë:

“Karuni ishte nga populli i Musait dhe u bë arrogant dhe shtypte atë popull e Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e pasurisë së tij. E kur populli i vet i tha atij: “Mos u kreno aq, sepse Allahu nuk i do të shfrenuarit….” E deri te fjala e Allahut: “Po Ne atë dhe pallatin e tij e shafitëm në tokë.” (Kasas 28, 76)

Pra, ajo që e shkatërroi Karunin është se atij i hyri në qejf vetja dhe arroganca mbi të tjerët. Prandaj Allahu e fundosi në tokë që të jetë mësim për të tjerët deri në Ditën e Kijametit. I Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Nuk do të hyjë në xhenet ai që në zemrën e tij ka mend-jemadhësi sa grimca e atomit.”

(Muslimi)

Ai gjithashtu ka thënë:

“Allahu i Lartësuar ka thënë: “Krenaria është kostumi i poshtëm Imi dhe madhështia e lavdia janë pjesa e lartë e kostumit Tim, e ai që më konkurron në to, do ta dënoj.”

(Muslimi)

I Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë duke na treguar për gjendjen e një njeriu në kohët e mëparshme, të cilit i kishte hyrë vetja në qejf:

“Derisa një njeri ishte duke ecur me kostumet e tij duke i pëlqyer vetja- i kishte krehur flokët dhe mburrej duke ecur-, Allahu e fundosi në tokë. E ai tanimë është duke u valëvitur dhe lëkundur në brendësi të tokës, e kështu do të valëvitet deri në Ditën e Kijametit.”

(Muslimi dhe Buhariu)

Ky është pra përfundimi i mburravecëve dhe i atyre që u ka hyrë vetja në qejf. Kjo është prej gjërave më shkatërrimtare për njeriun, ashtu siç e cilësoi i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem). Allahu i Lartë na ruajtë prej mburrjes, pëlqimit të vetes dhe mendjemadhësisë dhe na dhëntë sukses që të jemi modestë, sepse me modesti na ka ardhur Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) dhe modestia ishte ahlaku (morali) i tij. Ai ka thënë:

“Ai që bëhet modest për hir të Allahut, atë Allahu do ta ngrejë lart.”

(Muslimi)
LIBRI POROSI PROFETIKE
ABDULKADËR ARNAUTI ALLAHU E MËSHIROFTË

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here