Nëse njeriu e fal namazin para kohe duke mos e ditur, duhet ta përsërisë?

0
209

Përgjigje: “Namazi i njeriut para kohe nuk e zë vendin e farzit, ngase Allahu i Madhëruar ka thënë: “Namazi është detyrim për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa: 103)

Këto kohëra Profeti (paqja dhe lavdërimet e llahut qofshin mbi të) na i tregoi kur tha: “Koha e drekës është kur të kalojë dielli nga zeniti…” (Buhariu)

Sipas kësaj, themi se ai që e fal namazin para kohe, kjo nuk e zë vendin e farzit, porse kjo konsiderohet si namaz nafile, d.m.th., shpërblehet sikur të kishte falur nafile, kështu që e ka detyrim ta përsërisë të njëjtin namaz kur të hyjë koha. Allahu e di më së miri.”

“Kushtet e Fesë” Shejh Muhamed ibn Salih El-Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here