Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut salallau alejhi ve selem ka thënë:
“Atij që ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një brengë të Ditës së Kiametit. Kurse kush ia lehtëson ndonjë vështirësi atij që ka, Allahu do t’ia lehtësojë në këtë botë dhe në të amshueshmen.
Atij që ia mbulon të metat ndonjë muslimani, Allahu do t’ia mbulojë të metat e tij në këtë botë dhe në tjetrën. Allahu i ndihmon robit për aq kohë sa ky i ndihmon vëllait të vet.
Atij që merr rrugë për të nxënë dije, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Sa herë që mblidhet një grup njerëzish në ndonjë shtëpi të Allahut (xhami) për ta lexuar dhe për ta studiuar Librin e Allahut ndërmjet vete, mbi ta zbret qetësia, i mbulon mëshira dhe i përmend Allahu tek ata që janë pranë Tij. Atë që e lë prapa vepra e tij, nuk do ta çojë përpara prejardhja e tij.”
E shënon Muslimi [numër 2699] me këtë tekst.