Nëse dikush ju fyen dhe ofendon, tregojani këtë tregim…

Nëse dikush ju fyen dhe ofendon, tregojani këtë tregim…

Një njeri i paturp kishte dëgjuar për një të urtë, prandaj vendosi të shkonte dhe ta sfidonte. Pasi mbërriti, ai filloi ta fyejë dhe ta poshtërojë atë në të gjitha mënyrat e mundshme …

Megjithatë, gjatë gjithë kohës, i urti mbeti plotësisht i qetë. Njeri nuk mund të besonte. Pas gjysmë ore i humbi gjithë energjia sa që nuk mund të fliste e lëre më të ofendonte, mblodhi forcat dhe e pyeti të urtin: “Unë i kuptoj ato gjërat tuaja shpirtërore, ju bëheni sikur nuk ju intereson se çfarë mendojnë njerëzit tjerë. Unë ju kam poshtëruar dhe ofenduar, prandaj ju duhet të mësoni se si të luftoni për veten tuaj.”

I urti u përgjigj: “Biri im, a mund të pyes vetëm dy pyetje?” “Sigurisht”, tha njeriu.

Pastaj i urti i tha: “Nëse më sillni një dhuratë, e unë nuk e pranoj, kujt i takon ajo dhuratë?” Njeriu tha: “Epo, nëse nuk e pranon dhuratën, atëherë ajo ende më takon mua”.

Pastaj njeriu i urtë i tha: “Prandaj, biri im, në qoftëse ti për mua ke vetëm fyerje dhe ofendime dhe unë nuk i pranoj, cilit pra i takojnë ato?”