Nëse burri e ushqen familjen me para të fituara me haram, çka obligohet të bëj gruaja?

0
528

Pyetje!
Nëse burri e ushqen familjen me para të fituara me haram, çka obligohet të bëj gruaja? A është e obliguar të mos i pranojë ato para, edhe pse e dimë se gratë nuk e kanë atë mundësi që t’i kundërvihen burrit.
Përgjigje:
Të ushqyerit e familjes me para haram është një problematikë që i ka ndërlikimet e veta, por ato probleme kryesisht ndalen te personi që fiton prej haramit, ndërkaq nuk i ndalohet anëtarëve të familjes të ushqehen me pasurinë që kryefamiljari ua siguron atyre, pavarësisht prejardhjes së asaj pasurie.
Pra, është haram për kryefamiljarin dhe ai do të japë llogari për këtë gjë, ndërsa anëtarët e familjes mund të ushqehen me të për nevojat esenciale të jetës.
Muhamed Dërmaku