Ballina Zgjodhëm për ju. Në Xhenet ka shum gjëra të bukura, nuk mundesh me paramendu!

Në Xhenet ka shum gjëra të bukura, nuk mundesh me paramendu!

Sado që të përpiqen njerëzit të përshkruajnë Xhenetin dhe bukuritë e tij asnjëherë sdo të arrijnë ta përshkruajnë atë në mënyrën e tij reale, sepse ai është përtej çdo përfytyrimi dhe imagjinate njerëzore.

Profeti alejhi selam tregon se Zoti i Madhëruar ka thënë:

“ Kam përgatitur për robërit e Mi të devotshëm (shpërblime) çfarë syri nuk e ka parë ndonjëherë, veshi ska dëgjuar për të ndonjëherë dhe as njeriu se ka imagjinuar atë ndonjëherë. E nëse doni, atëherë lexoni:

‘Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” Es-Sexhde: 17.

(Buhariu dhe Muslimi).