Në shëndetin trupor ekzistojnë tri rregulla themelore

0
556

Ibën Kajimi thotë në shëndetin trupor ekzistojnë tri rregulla themelore:
– mjekësia parandaluese,
– heqja dorë nga gjërat e dëmshme dhe
– pastrimi i trupit nga sekrecionet (tajitjet) e dëmshme.
Vlen të përmenden disa hadithe të pejgamberit ku tregohet përkushtimi dhe dija e lartë e muslimanëve për mjekësinë:
1. Sipas hadithit te imam Malikut, r.a., i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në një rast ka thënë: “Ai qe e ka krijuar sëmundjen, e ka krijuar gjithashtu edhe ilaçin.
2. Transmeton Abdurrahman bin Auf, r.a.: e kam dëgjuar Pejgamberin e Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Kur dëgjoni që në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje”.
3. I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Barku është shtëpi e çdo sëmundjeje, ndërsa maturia (ndalimi) është kryet e çdo ilaçi, andaj përvetësojeni këtë traditë”. (Buhariu)
4. Muslimi e ka shënuar në Sahihun e vet hadithin që e ka treguar Xhabir bin Abdullahu , r.a., ku thuhet se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdo sëmundje ka ilaç. Njohja e ilaçit të vërtetë do ta shërojë sëmundjen me lejen e Zotit”.
5. Abdullah bin Omeri e transmeton hadithin që i Derguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Fuqia e temperaturës është ajo që djeg fuqishëm sikur të jetë lëshuar nga zjarri përvëlues i xhehenemit, andaj duhet ta ftohni me ujë”.
6. I Dërguarit i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Çdo musliman, të cilin e godet ndonjë fatkeqësi, qoftë sëmundje apo diç tjetër, Allahu me të ia shlyen të këqijat e tij njashtu siç largon druri gjethet e tij.” (Muslimi).
Mjeksia islame i dhuroi shumë mjekësisë botërore, qoftë nga mjekësia shpirtërore, popullore dhe mjekësia e barnave dhe ilaçeve, muslimanët ishin të parët që i përpunuan mësimet greke të pa formuluara duke i definuar dhe trasuar ato në themelet e tyre. Mjeku musliman duhet të jetë dy herë human, sepse ne e dimë se parimi i mjekut është humanizmi, kurse sot kur mjeket janë jashtë islamit e kanë bërë mjekësinë komercializëm ,biznes duke harruar parimet humane, se kush bëhet shkaktar ta shpëtoj një njeri është si ta shpëtoj tërë njerëzimin. Sot, mjeku i cili nuk e njeh islamin dhe humanen ai e keqtrajton pacientin, nuk i jep rëndësi punës sepse ai nuk ka frik Zotin dhe Zoti i tij është bërë materia. Allahu na ruajt nga kjo, kurse muslimanët dhe Islami na mëson të jemi të ndershëm në profesion dhe të bëjmë punë humane, falas dhe vullnetare, Allahu na bëftë prej të mirëve. Amin!!!