Messi (të prekurit) i xhinëve mund të ndodhë në këto raste:
– Pas Iritimit qe u bëhet xhineve prej njerëzve me ndonjë veprim i pakujdesshëm i njeriut që e godet xhinin, ngase xhini është i padukshëm (i derdhë ujë të vluar gjatë larjes së banjos, bie në ujë të vluar, etj).
– Si shkak i Dashurisë së xhinit apo xhines ndaj krijesave njerëzore.
– Nga Padrejtësia dhe zullumi i xhinit shpirtkeq që mund të ndodhë madje edhe pa kurrfarë shkaqesh, ndërsa vepron në njërën prej katër rasteve në të cilat ndodhet njeriu:
1. Në zemërim të madh.
2. Në frikë të madhe.
3. Në kënaqësi të madhe, dhe
4. Në depresion të rëndë.1
Hyrja dhe bashkimi i xhinit me njeriun mund të ndodhë për shkak të natyrës dhe karakterit të xhinit të cilët kanë natyrë jomateriale, rrespektivisht janë të krijuar ”nga flaka e zjarrit.”2
Marrë nga libri: “Kur’ani ilaç hyjnor për shërimin e sihrit dhe magjisë.”
Me autorët: Shejh Mexhdi Muhammed Es-Shehavi, Dr. Muharrem Shtullanoviq, Shejh Maxhid Matar, Shejh Vehid Abdus Selam Bali, Dr. Muhammed R.Aram.
Përgaditi: Ebu Merjem
1. Shih: ”Vikajetul-insan minel-xhini vesh-shejtan” nga Shejh Vehid Abdus Selam Bali. Darul-kutubil-i’lmijje, Bejrut, Libanon, 1990, 81.
Shih: ”El’Ilaxhur-Rabbani lis-sihri, vel messish-shejtani” nga Shejh Mexhdi Muhammed Esh-Shehavi. Mektebul-Kur’an, 1988, 81.
2. Err-Rrahman, 15: ”Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.”